GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria vijon të digjet, 7 vatra ende aktive

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarr në malin e Skërficës, flakët rrezikojnë Zonën e e Mbrojtur pyjore të Piksit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim ditor për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se në harkun kohor 24-orësh, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në të gjithë territorin.

Sipas njoftimit zyrtar, 16 prej këtyre vatrave janë shuar plotësisht, ndërsa 4 mbeten aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatra të shuara dhe zona të izoluara

Zjarret janë izoluar dhe shuar në disa zona, përfshirë:

  • Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës)
  • Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve)
  • Skrapar (Osnat)
  • Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash)
  • Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos)
  • Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj)
  • Elbasan (Shushicë)
  • Si dhe në zona të tjera si Përmet, Memaliaj, Patos dhe Delvinë.

Vatra aktive dhe nën vëzhgim

Ndërkohë, katër vatra zjarri mbeten ende aktive. Situata më e vështirë është në Fushë Arrëz, në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra janë jashtë kontrollit për shkak të terrenit të thyer. Në këtë zonë, janë angazhuar 50 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës.

Vatra aktive janë regjistruar gjithashtu në:

  • Bulqizë, në fshatin Tërnovë, ku dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive.
  • Kolonjë, në Parkun Natyror të Gërmenjit, ku zjarri po përhapet drejt kufirit, me ndërhyrjen e 30 ushtarëve.
  • Bulqizë (fshati Val) dhe Vaqarr (fshatrat Damjan-Fortuzaj dhe Pezë Helmës), ku zjarret janë minimizuar, por mbeten nën monitorim.
  • Një vatër e rrezikshme është edhe në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa.
  • Në Delvinë, në Parkun e Rëzomës pranë tunelit të Skërficës, një vatër mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me të gjitha forcat, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe mbrojtjen e komuniteteve nga rreziku i zjarreve, mbyllet njoftimi.

Etiketa: Kryesore1Zjarr

Lajme të lidhura

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje
Aktualitet

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Para
Bolivia drejt zgjedhjes së një presidenti jo të majtë për herë të parë në dy dekada

Bolivia drejt zgjedhjes së një presidenti jo të majtë për herë të parë në dy dekada

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar me tone të ashpra studentët që prej më shumë se një jave protestojnë masivisht, duke...

Lexo më shumë
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com