GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetem duke votuar

16:26 - 25/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetem duke votuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot, jemi njohur si vend problematik për zgjedhjet

“Kishim lënë këtë takim prej ditësh dhe do vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo tjetër ku të jetë e nevojshme nga ky vend i shenjtë, nga Vlora e të gjithë Shqiptarëve. Ka vetëm një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje që të tregojnë se e kemi kuptuar rëndësinë e votës sonë. Për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Vlorë. Jemi njohur si vend problematik për standardin e zgjedhjeve ndaj është e domosdoshme që ecuria fantastike e ditës së sotme të jetë kështu deri në fund. I ftoj qytetarët të kryejnë misionin dhe të mos harrojnë që për votën e lirë, shumë shqiptarë kanë vuajtur. Kjo mundësi është një domosdoshmëri për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë. Besoj që pjesëmarrja e lartë në të gjithë vendin do të vijojë dhe këtu në Vlorë, pavarësisht nga vështirësitë që kanë pasur emigrantët. Ata që vuanin nga pandemia. Vlora i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të japë kontributin e saj në momente historike të vendit. Qytetarët të shkojnë në mënyrë qytetare dhe të tregojnë bashkëjetesë demokratike. Në fund të këtij procesi duhet të fitojë patjetër Shqipëria. Europa dhe gjithë shqiptarët në botë i kanë sytë te Shqipëria sot. Të nisim një epokë të re në Shqipëri, të shenjtërimit të votës. Nuk mundet një qytetar nesër nëse mungon t’i kërkojë llogari parlamentit, qeverisë që do të krijohet apo presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. Vlora ka qenë, është dhe do të jetë edhe më shumë Vlora me të cilën krenohen shqiptarët. Do të jetë Vlora që në një moment historik do të thotë fjalën e saj. Unë kam shumë besim te Vlora. Unë jam këtu për rëndësinë që ka integriteti i këtij procesi në të gjithë vendin. Të gjithë duhet të jenë pjesë e kësaj dite historike. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja unë jam edhe më shumë optimist, aq më shumë do të shtohen shanset për të çelur negociata. Jemi një popull që kemi reflektuar. Apeloj që policia dhe prokuroria të hetojë çdo krim zgjedhor që mund të ketë ndodhur deri më tani. Për mua është e rëndësishme të fitojë Shqipëria. I ftoj shqiptarët të jenë pjesë e këtij qëllimi madhor. Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot. Ne prej zgjedhjeve kemi mbetur kaq pas Serbisë dhe Malit të Zi që i kanë çelur negociatat. Vetëm pjesëmarrja e madhe do të na bëjë të mundur ta çelim rrugën tonë drejt Europës dhe të fitojmë edhe kohën e humbur. Ne kemi qenë para tyre. Ne jemi një popull 100% europian”, tha Meta.

Lajme të lidhura

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi
Aktualitet

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Para
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Dhunuan kundërshtarin e tyre politik, pranga 62 vjeçarit në Tropojë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Dhunuan kundërshtarin e tyre politik, pranga 62 vjeçarit në Tropojë

TË FUNDIT

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi
Aktualitet

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26

Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10:30 - 12/01/26
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com