Presidenti Ilir Meta ndodhet në Elbasan, për të ndjekur nga afër procesin e votimit.
Kreu i shtetit ka takuar drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, Gazment Bardhi.
Bardhi, i pyetur nga mediat për takimin, u shpreh se presidenti i ka kërkuar informacion rreth mbarëvajtjes së procesit të votimit përgjatë dy orëve – prej momentit kur ka nisur.
Prej një muaji, Elbasani konsiderohet vatër e nxehtë, në kuadër të retorikës, përplasjeve dhe incidenteve.
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë u shënua në lagjen “5 Maji”. Aktivisti socialist Pjerin Xhuvani u ekzekutua me armë zjarri gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.