GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/Procesi i numërimit të votave dhe ankimimet politike, si do procedohet?

05:42 - 25/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/Procesi i numërimit të votave dhe ankimimet politike, si do procedohet?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse dukej e largët, dita e votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit sapo mbaroi. Pas fushatës elektorale dhe procesit të votimit, tani është radha e një procesi tjetër akoma më të rëndësishëm e vendimtar, ai i numërit të votave. Nuk do ishte e habitshme nëse tensionet apo incidentet do e shoqëronin këtë proces, pasi historia ka treguar se ne si popull e kemi shumë të vështirë të zhvillojmë një proces numërimi normal ku në fund palët të pranojnë dhe të mos ankimojnë rezultatin. Duket se nuk ngjajmë aspak as me vëllezërit tanë kosovarë, të cilët në zgjedhjet e 14 Shkurtit zhvilluan një proces shembullor si gjatë votimeve, ashtu edhe numërimit, ku nuk pati kontestime nga aktorët politikë as për rezultatin.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë qytetarët shqiptarë votuan jo vetëm për partinë politike, por edhe për kandidatin që duan t’i përfaqësojë në parlament këto 4 vjetët e ardhshme. Pas orarit zyrtar të votimit nga 07:00 të mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes, nis numërimi i votave, proces ky që fillon diku midis orës 19:00 dhe 20:00.


Këtë herë, të drejtë votë nuk patën emigrantët shqiptarë, ndonëse Kodi Zgjedhor e thotë qartë që: “Shqipëria i garanton të drejtën e votës shtetasve të vet që duan të votojnë brenda territorit të vendit. Deri më 2020, shqiptarët jashtë vendit mund të udhëtonin dhe të votonin në Shqipëri. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor (2020) krijohet baza ligjore që shtetasit shqiptar, me banim jashtë territorit të Shqipërisë, të votojnë në vendet ku ndodhen jashtë shteti”.

Por, KQZ nuk arriti t’i sigurojë qytetarëve këtë të drejtë thelbësore për demokracinë, madje qeveria aktuale, me qëllim, vendosi karantinë dy javore të detyrueshme për ata qytetarë nga Maqedonia ose Greqia që do vinin të votonin, me frikën se mos vota e tyre do ndikojë në rezultatin zgjedhor.


KQZ është organi që merret me administrimin e zgjedhjeve, ndërsa grupet e numërimit të votave janë ata që merren me numërimin e tyre, të cilit përbëhen nga dy anëtarë të maxhorancës dhe dy të opozitës. Ka pasur jo pak raste ku rezultatet zgjedhore janë shpallur të pavlefshme nga partitë e ndryshme politikë të cilat e kanë cilësuar procesin e numërimit si të parregullt.

Por çfarë parashikon Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë për ankimimet dhe apelimet e rezultateve zgjedhore?
Kodi Zgjedhor parashikon një sistem ankimesh administrativ ndaj vendimeve të KQV-ve dhe KZAZ-ve, si dhe apelime gjyqësore ndaj vendimeve të KQZ-së. Zgjedhësit mund të ankohen ndaj gabimeve në listat e zgjedhësve duke iu drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës. Çdo parti politike dhe çdo kandidat ka të drejtë të ankohet në KQZ ndaj vendimeve të KZAZ-ve që prekin interesat e tyre të ligjshëm brenda tre ditësh nga shpallja e tyre. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të apelojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimet e KQZ-së që prekin interesat e tyre të ligjshme; palët që nuk marrin pjesë në zgjedhje nuk mund të hapin çështje gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor. Rezultatet e zgjedhjeve në një qendër specifike votimi, në një zonë zgjedhore apo bashki mund të shpallen të pavlefshme nga KQZ-ja me kërkesë të subjekteve zgjedhore, dhe kundër këtyre vendimeve mund të apelohet më tej në Kolegjin Zgjedhor. KQZ-ja i miraton vendimet në lidhje me ankimet në mbledhje të hapura brenda dy ditësh, dhe i publikon vendimet e arsyetuara në faqen e saj zyrtare brenda 24 orësh.


Risi e këtyre zgjedhjeve ishte dhe votimi elektronik në njësinë numër 10, ku edhe numërimi i votave do të jetë i tillë, për ta implementuar më pas gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme.

Etiketa: Zgjedhjet 25 Prill

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Policia e Shtetit në aksion, 5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Policia e Shtetit në aksion, 5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor

TË FUNDIT

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë
Breaking Views

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës vijuan sot ditën e tretë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit...

Lexo më shumë
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com