GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria zyrtarisht pjesë e SEPA-s: Transaksione europiane me tarifa 5 herë më të ulëta

14:20 - 07/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria zyrtarisht pjesë e SEPA-s: Transaksione europiane me tarifa 5 herë më të ulëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga sot, 7 tetor, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e sistemit europian të pagesave SEPA. Ky integrim do të sjellë tarifa më të ulëta, siguri më të lartë dhe standarde europiane për pagesat ndërkombëtare, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset shqiptare.

Gjatë realizimit të transaksionit të parë përmes SEPA-s, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se një transfertë nga Tirana në një qytet të BE-së tashmë kushton 5 herë më pak dhe është më e sigurt. Ai nënvizoi se ky është një hap konkret drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sot jemi krenarë që Shqipëria është pjesë e këtij sistemi europian të pagesave. BSH bën thirrje që të promovohen shërbimet SEPA, të investojnë më tej në platformat e tyre digjitale. SEPA përkthen vizionin tonë në përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset. Kosto të ulëta, transferimi i parave nga Shqipëria drejt vendeve që përdorin SEPA, do kushtojnë 5 herë më pak. Një pagesë nga Tirana në Romë, nuk do kushtojë sa një pagesë brenda Tiranës. Ky është standard europian që bëhet i realizueshëm në Shqipëri. Ndikimi i SEPA do jetë më i gjerë, do ketë kursime. Integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore dhe rajonale. Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më të besueshëm, rrit gatishmëri për integrime të tjera në BE. Efekti praktik është i trefishtë, tarifa të ulëta, më shumë siguri, dhe garanci institucionale”, tha Sejko.

Ndërkohë, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, e cilësoi përfshirjen e Shqipërisë në SEPA si një moment historik që na afron me vendet e BE-së, duke shtuar se kjo nismë lehtëson transaksionet edhe për turistët.

“Ne duam që të ketë përfitime konkrete për qytetarët. Shqiptarët ndihen të barabartë me çdo qytetar tjetër të BE-së. Angazhimet politike, kur ndiqen me vendosmëri, mund të arrihen. Transaksionet do të jenë më të thjeshta, edhe për turistët më të lehta dhe të sigurta”, u shpreh ambasadori.

SEPA përfshin vendet e BE-së dhe disa vende jashtë saj që adoptojnë euro për transaksione të standardizuara, të shpejta dhe me kosto të ulët. Tani, edhe Shqipëria dhe Mali i Zi janë pjesë zyrtare e këtij sistemi.

Lajme të lidhura

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti
Breaking Views

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias
Breaking Views

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Para
Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja, rrëfehet Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës

Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja, rrëfehet Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com