GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipërisë i duhen deri 100 bashki”, Bejko: Ndarja territoriale aktuale i jep pushtet të pakufizuar Ramës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipërisë i duhen deri 100 bashki”, Bejko: Ndarja territoriale aktuale i jep pushtet të pakufizuar Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roland Bejko ekspert i Reformës Territoriale, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, u shpreh se propozimi i ri i prezantuar synon që numri i bashkive në vend të shkojë përafërsisht 100.

Ai tha se bashkitë, në varësi të kompetencave dhe territorit që do të përfshijnë, do të ndahen në rurale dhe urbane, do të ketë edhe bashki mikse por se për ta do të ketë një kuadër ligjor të veçantë.

“Propozimi ynë i pak ditëve më parë nuk është definitivi pasi në disa bashki do të vijojë diskutimi. Ky do të jetë përafërsisht numri, mund të shkojnë edhe në 100. Ndajmë të njëjtën filozofi me faktorë brenda PD dhe shoqërinë civile e grupet e interesit. Kemi studiuar arkivat dhe propozimet e 2014 që nuk u morën parasysh në atë periudhë. Kemi studiuar edhe propozime të PS që e çojnë numrin deri në 90.

Reforma dikton mënyrën si do operohet në një bashki dhe territorin që përfshin. Në propozimin tonë kemi dy lloje bashkish: Bashki të karakterit urban dhe rural, ka edhe bashki me funksione të ndërmjetme. Këto do të kenë kuadër ligjor të posaçëm.

61 bashki janë të pamjaftueshme që të kishim një demokraci lokale funksionale. 61 bashkitë vetëm piramidalizuan pushtetin në duart e kryeministrit. Pushoi së ekzistuari edhe autonomia financiare.

Ndaj kemi edhe falimentimin e disa bashkive, sepse qeveria para se të deklaronte Balla dje se ishin të kënaqur me ndarjen e tanishme, 26 bashki vetë qeveria i ka deklaruar të falimentuara,  ndërsa qarqet janë pa funksion.

Si qenka reforma e suksesshme kur thua qarqet nuk kanë funksion?

Çuçi si personi që u mor me reformën ka deklaruar se jemi për rishikimin, por për rritjen e territorit dhe uljen e numrit të bashkive, të gllabëronin bashkitë e vogla. Një qytetar udhëton gjatë për të marrë një shërbim dhe kjo është kosto e shtuar për të.

Reforma kërkon vullnet e jo kohë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve kjo mund të bëhet, e lejon edhe ligji.

Reforma të tilla në botë kërkojnë edhe konsensus qytetar. Kjo thuhet edhe në Kushtetutën tonë. Nëse Rama e Balla nuk e duan, le të bëjmë referendum.

Në 2014 kur ndatë bashkitë që nuk morën parasysh propozimin e Ylli Bufit, bënë llogaritë elektorale sepse atë kohë ishin pa opozitën. Gati mbi 2/3 e territorit të bashkive janë krijuar sipas leverdisë elektorale të PS. Tani kanë konfiguruar ekipin për zgjedhjet lokale dhe nuk duan të humbin patronazhistët. Kanë rritur numrin e punonjësve, kanë bërë 36 600 punonjës, kur kanë qenë 15 mijë”, tha Bejko.

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Nuk e kanë problem të lozin me fëmijët, karakteristikat e shenjave të horoskopit si prindër

Nuk e kanë problem të lozin me fëmijët, karakteristikat e shenjave të horoskopit si prindër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti
Uncategorized

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26

Politikani i djathtë populist Abelardo de la Espriella, i cili është edhe një mbështetës i Donalad Trump duket se ka...

Lexo më shumë
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet