GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Shqipërisë t’i dalim zot’, opozita proteston sot në Tiranë

08:20 - 03/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër tubimi i opozitës në Tiranë, policia: Ja rrugët që bllokohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita do të zhvillojë sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ një protestë e paralajmëruar, në të njëjtën ditë kur do të jepet vendimi i Gjykatës për vulës e partisë.

Protesta pritet të ndahet në dy pjesë, një pjesë para Gjykatës dhe pjesa tjetër para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet te selia e PD-së ndërkohë që nga aty do të bëhet edhe ndarja në dy pjesë e protestuesve. Prej disa ditësh tashmë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë njoftuar zhvillimin e protestës përpara Kryeministrisë.

Kjo protestë përkon me të njëjtën datë kur Gjykata e Apelit vendos për fatin e vulës së PD-së, por ish-kryeministri Berisha është shprehur vazhdimisht se ky tubim nuk ka të bëjë me këtë vendim. Gjykata dyshohet se po përballet me presione në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, çështje për të cilën vendimi do të shpallet ditën e sotme.

Opozita ka zhvilluar edhe dy protesta të tjera gjatë javëve të kaluara përpara Parlamentit ku ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama për të dhënë sqarime për çështjen “McGonigal”.

Për protestën e sotme PD-ja ka publikuar edhe spotin që është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Slogani kryesor i PD-së është “Shqipërisë t’i dalim zot” dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë, duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Masat e policisë

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit publikoi planin e masave që do të marrë nesër (3 mars) për zhvillimin e protestës së thirrur nga opozita.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se prej orës 10:00 do të bllokohen disa akse rrugore. Më konkretisht do të bllokohen rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Gjithashtu, Policia bën me dije se duke filluar nga ora 06:00, nuk do të lejohet parkimi i makinave në rrugët e sipërpërmendura.

 

 

Etiketa: opoziteproteste

Lajme të lidhura

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Para
EMRI/ I dënuar 3 vjet burg për drogë, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

EMRI/ Prodhonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 23-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime...

Lexo më shumë
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com