GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

‘Shqipëritë’ tona i ‘ushqen’ i gjithë populli, por i ‘mjelin’ vetëm ‘Rilindësit’

10:29 - 21/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pyetje fëmijëve tanë: Me çka dallon liria e tyre e sotme demokratike, nga robëria e jonë e deridjeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Kim Mehmeti 

Kryeministri i Shqipërisë betohet se nuk i kontrollon as mediat, as drejtësinë, as arsimin…, se në mëmëdheun tonë nuk ka oligarkë, por në ndërkohë, kur t’i kujtohet, i mbledh shpërndarësit e karburanteve dhe i urdhëron ta zbresin çmimin?!

Ministrat e BDI-së në Maqedoni thonë se i kanë pagat e ulëta mujore – duke besuar se populli është aq mendjelehtë sa të mos e dijë se ata nuk punojnë për rrogat e vogla, por për fitimin e madh që ua ofron posti – por pasurohen si të ishin pronarë të puseve të naftës.

Dhe mbase Kosova është e vetmja ‘Shqipëri’ e jona ku burrështetasit nuk bëjnë garë se kush do zhvatë më shumë nga ajo që jep populli dhe ku, qeveritarët kanë pushtet mbi hajdutin në vetvete.

E në ndërkohë, botën e kanë mbuluar retë e luftës, re të cilat i fshehin betejat që deri tani i ka humbur Perëndimi, e mes të cilave edhe atë për ta shpëtuar familjen, për të mos lejuar që nga fole me babë e nënë, ajo të bëhet ‘shoqat’ me prindin numër një dhe atë numër dy.

Po pra, jo vetëm ‘Shqipëritë’ tona, por edhe e tërë bota, është duke përjetuar tronditje të mëdha. Dhe pa dyshim se, pasi të tejkalohen këto luftëra e trazira, shumëçka në këtë botë do jetë më ndryshe. E pandryshuar do mbetet vetëm ajo që edhe deri më sot e ka përcaktuar vendin e popujve të varfër dhe të vegjël: të zgjedhin se cilës fuqie botërore do i shërbejnë!

E deri sa të vijë koha e rendit të ri botëror, ne do duhet t’i bindemi Piktorit, i cili nga pandemia na mbronte me tanke dhe duke na trembur se nuk do ketë varre për të gjithë ne, e sot, na bënë gati për luftë duke na paralajmëruar se do mund të vdesim nga urie.

Por sidoqoftë, fati i “Shqipërive” tona nuk varet vetëm nga drejtuesit e tyre. E ardhmja e trojeve tona varet edhe nga ajo sa e kemi kuptuar se, qoftë në kohë paqe, qoftë në kohë krize, banorët e një vendi, e jo burrështetasit e tij, vendosin nëse shteti do i ngjajë lopës, të cilën e ushqen i gjithë populli,  por që e mjelin vetëm të pushtetshmit.

Etiketa: Kim MehmetiKryeministri i ShqipërisëRilindja

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Mbi një vit mungesë, fansat shqetësohen për Renato Mekollin: A je gjallë?

Mbi një vit mungesë, fansat shqetësohen për Renato Mekollin: A je gjallë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com