GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Edit Harxhi

Miq të nderuar,

A është fitorja e Listës Studentore Serbe, ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan?

Vuçiç humbi bindshëm, por ishte i ndërgjegjshëm për humbjen. Ndoshta që prej ditës kur pranoi të largohej nga President i Serbisë e kish bërë “pazarin” për largimin e tij. Situata gjeopolitike e Serbisë ku nga njëra anë kish sanksione dhe nga ana tjetër vazhdonte luante me Rusinë e Kinën, por edhe zbulimi nga ekipi i Trump për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2024 në Amerikë, bëri që Vuçiç të dobësohej mjaftueshëm dhe të mos shihej më si lojtar i rëndësishëm në Ballkan.

Për shumë vite luajti me mafien serbe dhe krimin e organizuar, luajti me të fortët e politikës në botë, luajti për Serbi të madhe, por kur mendoi se mund të humbte gjithçka që kish fituar, u largua nga skena.

Lista studentore fitoi terren jo vetëm nga gabimet e Vuçiç dhe kapja e shtetit nga ky i fundit, por edhe nga mbështetja e duarve të fshehura në protestat e dy viteve të fundit.

Opozita në Serbi ka vdekur që pas vrasjes mafioze të ish-kryeministrit Zoran Djinjic, të cilin europianët e kishin mëkuar si lider pro-europian.

Që pas vrasjes së tij u bë e mundur shpartallimi i opozitës në Serbi, fraksionimi dhe më pas rënia politike e asaj që mund të ishte opozitë politike kundër pushtetit absolut të Vucic.

Natyrisht për ne që kemi kundërshtuar fuqishëm çdo vendim të dyshes Vuçiç- Rama gjatë këtyre viteve, me dakordësinë e tyre për gjithçka në kurriz të Kosovës, nga këmbimi i kufijëve, tek Ballkani Hapur, pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Associacioni e ngjarjet në Banjskë të Kosovës, humbja e Vucicit është lajm shumë i mirë.

Lajmi më i mirë për ne shqiptarët është fitorja e dy ulëseve të dy deputetëve shqiptarë në Luginë dhe bashkimi i shqiptarëve në një front, ashtu si edhe numri më i lartë i votave pro-shqiptare në Sanxhak.

Por, nëse do të shohim me kujdes programin për politikën e jashtme të Listës Studentore, nuk ndryshon në asnjë fjalë nga ajo e Partisë Nacionaliste të Vuçiç SNS apo e humbësit të madh të zgjedhjeve, socialististit Ivica Dacic.

Natyrisht, në një levizje heterogjene dhe jo-ideologjike si Lista Studentore në Serbi, qëndrimet edhe mund të ndryshojnë pasi të marrin drejtimin e vendit, ashtu si edhe drejtimi nga Bashkimi Europian mund ti bëjë ata të kuptojnë se një Serbi perëndimore është më mirë se një Serbi qaramane që vajton vetëm humbjen e asaj që nuk i ka takuar kurrë historikisht, Kosovës. Duhet të presim e të shohim zhvillimet, por për momentin kjo Lëvizje i ngjan shumë Lëvizjes “Pesë Yjet” në Itali në model dhe në program.

Megjithatë populli serb e bëri lëvizjen e tij kundër Autokratit, gjë që tregon natyrisht ndërgjegje qytetare por edhe bashkëpunim politik të faktorit ndërkombëtar për ta shkulur atë.

Në të kundërt vepron dhe mendon “ Kreu i Organizatës” këtu tek ne. Nuk kupton ende që levizja studentore dhe qytetare në Shqipëri nuk ka kthim pas, ditët dhe orët e tij janë të numëruara, dhe tashmë edhe faktori ndërkombëtar pavarësisht lobimeve të tij me shitje të vendit dhe burimeve natyrore, apo edhe larja e parave të përfituara nga narkotrafiku ndërkombëtar që drejton, nuk e shpëtojnë dot më. Ai ka kry punë!

Megjithëse nuk kanë ngjashmëri reale dhe historike dy Lëvizjet Studentore kanë të përbashkët shkuljen e Diktatorëve të tyre nga pushteti dhe kapja e shtetit.
Mendoj se dje “liderit tonë global” ju pre një gjymtyrë, por duhet të presim deri nesër në mbrëmje të shohim nëse i pritet edhe gjymtyra tjetër. Mendoj se ai do të nisë ti bëjë llogaritë që Vuçiç bëri para disa muajsh, pas 48 orësh nga sot. Nuk merret më askush me të paçka se në dukje na ngjan sikur Von der Leyen, Macron, Meloni apo ndonjë lobist i fuqishëm në Amerikë i ka mend tek “lideri ynë” global.

Situata gjeopolitike është sot aq e ndërlikuar, sa individidë të pavlerë por të dëmshëm për popujt e tyre si Rama dhe Vuçiç, janë fare të papërfillshëm dhe largohen më lehtë seç mendojmë ne.

Rradha tashmë është në oborrin tonë tek pastrojmë Diktatorin tonë këto ditë, duke mbajtur sytë hapur edhe se çfar ndodh në Serbi pas kësaj rrokade politike.
Nuk është koha të bëjmë krahasime dhe gara Lëvizjesh Studentore, është vetëm momenti i duhur të zhdukim Diktatorët.

Etiketa: diktatoreshqiptarë

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t’i japin fund sundimit dhjetëvjeçar...

Lexo më shumë
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26
Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

08:22 - 27/10/26
Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com