GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama ik!”/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart dhe Toronto kundër qeverisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama ik!”/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart dhe Toronto kundër qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vala e protestave kundër qeverisë Rama po kapërcen kufijtë e Shqipërisë, duke mobilizuar gjithnjë e më shumë shqiptarë në diasporë. Nga Amerika e Veriut në zemër të Europës, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshe dhe rrugë kryesore për të shprehur solidaritet me protestuesit në atdhe dhe për të ngritur zërin kundër qeverisjes aktuale.

Pas tubimit të zhvilluar në Toronto të Kanadasë, qindra shqiptarë të diasporës u grumbulluan edhe në Stuttgart të Gjermanisë dhe në Paris të Francës. Të rinj, fëmijë dhe të moshuar mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa tubimet u dominuan nga thirrje si: “Shqipëria është e jona!”, “Rama ik!”, “Revolucion!” dhe “Shqipëria nuk është e pushtetarëve!”.

"Rama ik!"/ Shqiptarët mbushin sheshet në Paris, Stuttgart

Protesta në Toronto, Kanada

Protestat e diasporës po shtrihen paralelisht me ato që prej ditësh mbajnë të ndezur klimën politike në Shqipëri. Nga Tirana deri në Londër, Vjenë, Milano, Berlin, Mynih, Uashington dhe Stokholm, shqiptarët po organizohen për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të përcjellë të njëjtin mesazh: kërkesën për ndryshim dhe dëgjimin e zërit qytetar.

Protestat e shqiptarëve në diasporë kanë vijuar edhe në Hagë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit brohoritën “Rama në burg” dhe “Shqipëria është e jona”, duke shprehur mbështetjen për kauzën.

Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec po shndërrohet gradualisht në një lëvizje më të gjerë me ngarkesë politike, duke bashkuar shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Për shumë prej protestuesve, pjesëmarrja në këto tubime nuk është vetëm një akt solidariteti, por edhe një mënyrë për të treguar se lidhja me Shqipërinë mbetet e fortë pavarësisht distancës.

Ndërsa protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e tetë, diaspora po shfaqet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm në këtë valë reagimi qytetar, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare kërkesave që po artikulohen në Shqipëri.

Etiketa: protestaRama

Lajme të lidhura

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Para
Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26

Një protestues është ngritur në ajër nga presioni i ujit të hedhur prej autobotit të Policisë, në një prej momenteve...

Lexo më shumë
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com