GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqiptarët blejnë ushqim me lista, inflacioni shkundi xhepat

14:51 - 07/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Banka e Shqipërsë raporton se rreth 17% e familjeve të pyetura gjatë një ankete të kryer deklarojnë se kanë mallra të blera që ende nuk i kanë paguar.

Ky është një fenomen shqetësues që bashkëjeton në vend përtej propagandës së mirëqenies ekonomike, familjet në vend marrin ushqime në dyqane me listë. Kjo formë e borxhit nuk është e izoluar nëpër fshatra apo zona periferike por në qendër të vendit.

Borxhet nëpër listat e dyqaneve arrijnë në 20 mijë lekë dhe në raste më të vështira pronarët e dyqaneve kanë dhënë edhe 50 mijë lekë.

Kjo situatë është tejet shqetësuese përsa kohë këto ‘lista borxhesh’ janë nëpër dyqanet e lagjeve që shesin kryesisht ushqime të konsumit të përditshëm.

Edhe buka blihet me borxhe!

Në një vëzhgim të bërë në disa rrugë të vendit, Qytet Studenti, rruga Myslym Keta, Fresk apo dhe në qytetin e Gramshit disa dyqane japin ushqime me listë, dhe shkak për këtë janë bërë vështirësitë ekonomike të familjeve, që e kanë të pamundur të përballojnë kostot e jetesës me pagat që marrin.

“Jap me listë se më dhimbsen se nuk kanë lekë të blejnë gjërat bazë për të ngrënë. Vijnë e marrin makarona, oriz dhe vaj, ka pasur raste që edhe bukën e kanë blerë me lekë borxh. Çfarë t’i them, nuk të jap dot bukë. Ka vite që jap me listë”, thotë L.T, pronarja e një dyqani në Tiranë.

Pensionistët janë kategoria më e prekur nga vala e çmimeve të larta dhe për të përballuar situatën i drejtohen borxheve.

“Vijnë pensionistë marrin vetëm ushqime, sapo marrin pensionin mi sjellin. Marrin vlera të vogla, dhe nuk kam frikë se nuk mi kthejnë. Por ka dhe familje që marrin shumë se kanë kalamaj të vegjël, i sjellin pjesë pjesë”, thotë shitësja.

Duke dhënë ushqime me listë ka pasur edhe raste që dyqanet kanë humbur. Roza shitësja e një marketi në rrugën Myslym Keta thotë se kanë dhënë më parë por janë djegur pasi qytetarët nuk ua kanë kthyer lekët.

“Jepnim dhe ne por kishte nga 3 vite që nuk na i kthenin. Shuma më e madhe që kemi dhënë ishte 500 mijë lekë të vjetra por u dogja se nuk mi kthyen disa persona leket. Për mua janë shumë dem se dhe vetë jam në prag pensioni dhe punoj për të jetuar”, thotë shitësja.

Kriza e çmimeve i ka prekur rende qytetarët, shembulli më i thjeshtë është shtrenjtimi i bukës. Një kuintal miell deri në fillim të vitit 2022 ishte 5-6 mijë lekë, ndërsa pas muajit shkurt 2022 arriti në 9-10 mijë lekë, ndërsa aktualisht është mes shifrave 8-9 mijë lekë në varësi të markës.

Nga një monitorim i kryer nëpër supermarkete dhe jo vetëm për të parë çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore, shtrenjtimi është i dukshëm dhe tepër i ndjeshëm për xhepin e konsumatorëve.

Në tabelën e mëposhtme janë të listuara 15 produkte kryesore që janë të domosdoshme të blihen, dhe janë të pasqyruara të gjitha ndryshimet që kanë pësuar në çmime, ku bylmeti, mishi dhe vaji kanë pasur rritjen më të lartë.  Ndërkohë kriza e çmimeve mesa duket nuk ka të ndalur pasi vazhdon edhe këtë vit. Sipas një përllogaritje të thjeshtë në bazë të çmimeve të janarit të vitit 2022 dhe shkurtit të këtij viti vihet re se qytetarët për të njëjtat produkte këtë vit duhet të harxhojnë deri në 1800 lekë më shumë se vjet.

  Produktet Janar 2022 Mars 2022 Shkurt 2023
1 Qumësht 120 lekë 140 lekë 190 lekë
2 Kos 110 lekë 130 lekë 185-190
3 Djathë i bardhë 500-600 lekë 650 lekë 800 lekë
4 Gjalpë 650-700 lekë 850 lekë 900 lekë
5 Mish viçi 1 kg 850-900 lekë 950-1000 lekë 1200 lekë
6 Vezë 15-17 lekë 20 lekë 25-30 lekë
7 Buka masive 80-90 lekë 100 lekë 100-120 lekë
8 Vaj luledielli 200-250 lekë 280-300 lekë Deri 300 lekë
9 Vaj misri 250-280 lekë 400 lekë 450-500 lekë
10 Uji 0.5 L 30-40 lekë 45 lekë 50 lekë
11 Miell 1 kg 85 lekë 95 lekë 100 lekë
12 Sheqer 1 kg 80-90 lekë 110 lekë 100-110 lekë
13 Oriz 100-160 lekë 160-180 lekë 120-180 leke
14 Makarona 65-80 lekë 80-100 lekë 95-120 lekë
15 Naftë 180 lekë deri 260 lekë 190-200 lekë
Total 3135-3702 lekë 4270-4380 lekë 4805-4990 lekë

 

Por shtrenjtimi nuk është vetëm tek produktet e lartëpërmendura pasi edhe zarzavatet dhe frutat kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm në raport me vjet, nën pretekstin se janë rritur kostot e fermerëve dhe të grumbulluesve.

Ndihma shtetërore e pamjaftueshme përballë krizës!

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thotë se sfida e jashtëzakonshme e inflacionit kërkon riorganizim të qeverisë për mënyrën sesi po përdoren fondet, pasi të moshuarit dhe familjet në nevojë e kanë të pamundur të përballojnë këtë rritje të çmimeve.

“Problemi më i madh që ka trokitur fort te dera e buxhetit të vendit janë qytetarët e moshuar dhe shtresat në nevojë, të cilët edhe pse kanë marrë një vëmendje pak më të madhe duket se vullneti politik nuk e mbush dot nevojën që ata kanë për më shumë kujdes shëndetësor dhe fonde me shumicë për përballimin e skemave sociale. Këto fonde të emërtuara me shumë emra duket sikur nuk janë më të mundura të përmbushen me skemat aktuale të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Edhe pse me vonesë qeveria duhet te harmonizojë instrumentet politike në funksion të nxitjes së tregut të fondeve private, dhe një rritje të dukshme të fondeve për pensionet si kurrë më parë, duke ribërë strategjinë në përshtatje me rrethanat e ndryshuara”, thotë Gjokutaj.

Fatura e inflacionit thotë eksperti ka zhdukur çdo rritje të pensioneve dhe të pagave të bëra ndër vite, pasi po gërryhen të ardhurat e familjeve nga çmimet.

“Tashmë, sipas krahasimit të rritjes së çmimeve me rritjen e të ardhurave për pagat, pensionet dhe mbështetjen sociale është fakt i thjeshtë për tu vërejtur se rënia e të ardhurave reale ka zhdukur të gjithë rritjen e pagave që nga viti 2012, si dhe rritjen e pensioneve nga 2002. Për mbështetjen sociale krahasimi nuk vlen, pasi të ardhurat e përfituara mesatarisht për gjithë kategoritë e përfituesve ishin më poshtë se minimumi jetik i llogaritur, jozyrtar. Aktualisht mesatarja e pensionit të pleqërisë qëndron më poshtë se niveli i pagës minimale. Thë e gjithë kjo në kushtet kur edhe vetë paga minimale (edhe pse e rritur dy herë në 2022) nuk përballon shumë nga kostot e rritura nga inflacioni, informaliteti dhe abuzimi i tregut në mungesë të moskryerjes sa duhet të detyrës nga institucionet mbikqyrëse të tregut”, pohon Gjokutaj

Përballimi i kostove të rritura bëhet edhe më i vështirë përsa kohë Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka të përcaktuar minimumin jetik.

Etiketa: blejne buken me borxheborxheekspert ekonomiGjokutajkrizevarferu

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
DW analizon impaktin e Teslas në Gjermani

DW analizon impaktin e Teslas në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com