GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Shqiptarët drejt BE”, mediat e huaja: Mungojnë 280 mijë punëtorë

15:16 - 10/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptarët drejt BE”, mediat e huaja: Mungojnë 280 mijë punëtorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ka ndërtesa, por jo punëtorë për ti përfunduar”. Kështu shkruan, media greke “Prothothema” për situatën aktuale. Vihet në dukje mungesa e punëtorëve në sektorin e ndërtimit. Në artikull thuhet se ka një kërkesë të madhe për ndërtesa dhe hyrje të reja në Greqi, por nuk ka kush të punojë për t’i realizuar, pasi emigrantët shqiptarë në shtetin fqinj, synojnë largimin drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

“Athina është plot me vinça që qëndrojnë të palëvizshëm mbi ndërtesa të papërfunduara. Selaniku është i njëjti. Ndërtesat duken si ndërtesa të përhumbura, të braktisura të epokave të tjera. Blerësve të mundshëm u kërkohet të jenë të durueshëm. Punëtoritë për të vazhduar punën nuk ekzistojnë.

Dhe ato që ekzistojnë, janë të mbyllura dhe punojnë në dy turne – mëngjes dhe mbrëmje. Dhe kompanitë në të cilat punojnë ekuipazhet nuk janë në gjendje të gjejnë punëtorë dhe zejtarë të tjerë. Sa pak mund të jenë?” shkruan “Protothema”.

“Për t’iu përgjigjur pyetjes “ku shkuan punëtorët e ndërtimit?” nuk është e lehtë, pasi arsyet janë të shumta dhe ndryshojnë edhe në specialitete apo edhe kombësi që zakonisht përbëjnë mozaikun. Por sigurisht dëmin e parë dhe të madh e bëri kriza dhjetëvjeçare në Greqi, gjatë së cilës pati një dalje të paprecedentë të fuqisë punëtore nga sektori, e cila po bëhet e dukshme sot” thuhet ndër të tjera.

Në artikull thuhet se një përqindje e madhe punëtorësh dhe zejtarësh, kryesisht me origjinë shqiptare, ose kanë ikur nga Greqia drejt një vendi tjetër të BE, ose kanë ndryshuar profesion.

Gjithashtu, punëtorët kryesisht me origjinë shqiptare, një pjesë e madhe e atyre që qëndruan në vend, gjatë gjithë këtyre viteve duke përfituar nga mungesa e konkurrencës së konsiderueshme, u ngritën në nivel profesional. Ata tani u bënë punëdhënës, pronarë punishtesh ndërtimi, kontraktorë. Dhe ata që punonin në periferi u shpërngulën në qendrat e mëdha urbane, kryesisht në Athinë, ku rrogat ditore janë më të mira.

Në çdo godinë ka, siç thamë edhe më sipër, një mozaik kombësish të specializuara për punë. Shqiptarët janë në suvatim, polakët, rumunët dhe egjiptianët në ndërtim, polakët në pikturë.

Etiketa: Bashkimi EuropianpunetoreShqiperi

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Si do reagojë Kiara? Shoku i ngushtë i Butrintit hyn në “BB VIP”

Si do reagojë Kiara? Shoku i ngushtë i Butrintit hyn në “BB VIP"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com