GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët e arrestuar në Britani: Më mirë në burg, se në Shqipëri

20:37 - 02/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët e arrestuar në Britani: Më mirë në burg, se në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet britanike kanë arrestuar katër shqiptarë në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit.

Shtetasit shqiptarë të identifikuar si Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti.

Runi Firaku, 43-vjeç, kishte vetëm pesë ditë brenda banesës, pasi kishte mbërritur legalisht në Britani më 5 gusht, raportojnë mediat britanike .

Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260 mijë paund.

Prokurori Timothy Devlin tha në sallën e gjyqit për njërin nga të arrestuarit: “Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha ‘burgu është më mirë se Shqipëria’”.

Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

Avokati i Sulaj, 32-vjeç, Kerry Waite, tha se ishte ‘vënë nën presion’ për të shlyer borxhin e tij prej 20 mijë paund ndaj kontrabandës së njerëzve që kishte organizuar hyrjen e tij të paligjshme në Britani në mars të këtij viti.

Ndërsa, Andi Zyberaj, 35-vjeç dhe Ermir Zyberaj, 32-vjeç, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ishin kontrabanduar gjithashtu në Britani, ku njëri kishte hipur në pjesën e pasme të një furgoni, ndërsa tjetri me kamion, të cilët jetonin në Luton.

Gjykata u tha se Ermir Zyberaj po shlyente një borxh prej 50 mijë eurosh, por nuk u tha nëse kjo ka të bëjë edhe me kontrabandën e personave.

Etiketa: BritaniBurgshqiptarë

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
VIDEO/ Vlahoviç kalon Serbinë në avantazh

VIDEO/ Vlahoviç kalon Serbinë në avantazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com