GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shqiptarët e Ukrainës nuk i tremben rrezikut të luftës

23:32 - 01/02/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqiptarët e Ukrainës nuk i tremben rrezikut të luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajmet e mëngjesit ia kujtojnë çdo ditë fjalën luftë Aleksander Lekhovit nga Ukraina.

Në mesin e tensioneve të shtetit të tij me Rusinë, Aleksandri thotë se, javëve të fundit, ka parë më shumë uniforma ushtarake në rrugë.

Ky 32-vjeçar është në mesin e mijëra qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës.

Me disa vështirësi në të folur shqip, Aleksandri rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si ai dhe të afërmit e tij i shohin paralajmërimet për pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij, situata tregohet më e keqe në media seç është në të vërtetë.

“Tani, për momentin, nuk ka shumë probleme dhe frikë nuk kemi. Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër ose pasnesër, por për sot nuk kemi kaq probleme sa tregojnë mediat”, thotë ai.

Aleksandri jeton në fshatin Karakurt, që ndodhet në jugperëndim të rajonit Odesa të Ukrainës dhe ka afro 3,000 banorë.

Ai thotë se kjo zonë është më e qetë se të tjerat.

“Ne jetojmë në jug të Ukrainës dhe nuk ndihet diçka për luftë fare. Në të tjera anë të Ukrainës ndihet. Atje ka ushtarakë rusë apo të Ukrainës”, thotë Aleksandri.

Qysh në vitin 2014, në lindje të Ukrainës vazhdon një konflikt midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, i cili, deri më tash, ka marrë mbi 14,000 jetë njerëzish. Po në atë vit, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Tash e sa javë, shteti rus ka grumbulluar në kufijtë me Ukrainën mbi 100,000 ushtarë dhe ka frikë se po përgatitet për pushtim.

Një ish-bashkëvendës i Aleksandrit, Maxim Kirchev, tani jeton në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ky 39-vjeçar me origjinë shqiptare thotë se situata në përgjithësi është e qetë, porse njerëzit po përgatiten për të gjithë skenarët.

“Ne mundohemi të rrimë të qetë. Njerëzit, në përgjithësi, mundohen të mos bëjnë panik. Në Ukrainë është një thënie: Rrini të qetë dhe pastrojeni armën tuaj”, thotë Maximi për Radion Evropa e Lirë.

I rritur në familje me origjinë shqiptare, dialektin e shqipes e ka të vjetër, krahasuar me gjuhën moderne që flitet sot.

Në Ukrainë besohet se jetojnë rreth 5 mijë qytetarë me prejardhje shqiptare, thonë përfaqësuesit e komunitetit.

Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës.

Të parët e tyre besohet se kanë shkuar atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Aleksandr Dermentli, kryetar i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, që po ashtu jeton në Karakurt, thotë se të ardhurit shqiptarë e kanë prejardhjen kryesisht nga zona e Korçës në Shqipëri.

“[Shqiptarët] kanë ikur në një zonë të Maqedonisë [v.j. sot Maqedonia e Veriut] dhe më vonë në zonat e Rumanisë e Bullgarisë, ndërsa në fund kanë organizuar fshatin Karakurt në Ukrainë”, thotë Dermentli për Radion Evropa e Lirë.

Banorët e atjeshëm tregojnë se gjuha shqipe ka filluar të mësohet si lëndë zgjedhore në zonat ku banojnë shqiptarët në Ukrainë vetëm në 4-5 vjetët e fundit.

Maxim Kirchev thotë se mungesa e kësaj lënde më herët, e ka lënë atë mangët në mësimin e shqipes moderne.

“Nuk kemi mësuar në shkolla, sepse askush nga shqiptarët në Ukrainë nuk e ka ditur gjuhën shqipe moderne”, thotë Maximi, i cili punon si shef i teknologjisë informative në një kompani në Kiev.

Sipas tij, shqipen në shkolla tani e ligjërojnë persona që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë studiuar gjuhën shqipe atje, për t’u kthyer më vonë sërish në Ukrainë.

Ai thotë se kultura shqiptare vazhdon të ruhet – nga ushqimet deri te dasmat.

Babai i dy fëmijëve thotë se ka dëshirë ta vizitojë Shqipërinë, porse planet për këtë vizitë momentalisht ia ka shtyrë pandemia.

Ai thotë se fëmijët e tij flasin pak shqip.

“Unë shkoj me fëmijët e mi për pushime verore te prindërit e mi [në Karakurt] dhe atje mundohen të mësojnë disa fjalë [shqip]. Në Kiev ka shumë pak shqiptarë dhe nuk ka shkollë në shqip apo qendër kulturore”, thotë Maximi.

Rreth 700 kilometra larg Kievit, në fshatin Karakurt, banorët i shqetëson papunësia e madhe, thotë Aleksander Lekhovi, i cili vetë merret me saldim.

“Do të provoj të ik në Evropë, dua shumë t’i gjej shqiptarët në Gjermani apo diku në Evropë. Sepse, këtu nuk ka as punë, as asgjë…”, thotë ai.

Shifrat e papunësisë në mesin e komunitetit me prejardhje shqiptare në Ukrainë nuk dihen.

Sipas Bankës Botërore, shkalla e përgjithshme e papunësisë në këtë vend është 9.5 për qind.

Derisa pjesëtarët e komunitetit shqiptar atje thonë se nuk e ndiejnë frikën e pushtimit të mundshëm rus, në skenën e politikës botërore janë në rritje shqetësimet për një skenar të tillë.

Rusia mohon se po planifikon ta sulmojë Ukrainën dhe ka paraqitur një sërë kërkesash për SHBA-në dhe NATO-n.

Mes tjerash, Kremlini ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja dhe NATO-ja i kanë hedhur poshtë këto kërkesa, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës./REL/

Etiketa: LufterrezikshqiptarettrembjeUkraine

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para

Shiu i le vendin kthjellimeve, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com