GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqiptarët kanë humbur besimin”/ Sula i shqetësuar: Rama përgjegjës për vrasjen e shpresës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptarët kanë humbur besimin”/ Sula i shqetësuar: Rama përgjegjës për vrasjen e shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur i shqetësuar për situatën aktuale që po kalon Shqipëria.

Për këtë gjendje, ai fajëson direkt klasën politike, në veçanti kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për vrasjen e shpresës.

Sula thekson se pushteti është centralizuar në një forcë politike.

Reagimi i plotë

Situata kritike e Shqipërisë dhe mesazhi i qartë për klasën politike.
Shqipëria ndodhet në pikën më kritike të saj dhe përgjegjëse kryesore është klasa politike. E në kushtet kur pushtetet janë të centralizuara në një forcë politike, Kryeministri është autori kryesor për rrënimin e ekonomisë, për vrasjen e shpresës dhe pasojën fundore shpopullimin e vendit.

Tv Euronews Albania publikoi mbrëme një sondazh ku edhe nëse marrim parasysh marzhin e gabimit sërish përfundimi është dramatik.
Mbi 60 për qind e qytetarëve të pyetur drejtëpërdrejtë kanë deklaruar se situata e përgjithshme në Shqipëri është shumë e rëndë. Ndërsa edhe më negativ ishte vlerësimi kur pyeteshin për situatën ekonomike. Afërsisht 69.5% e qytetarëve shqiptar të pyetur në të gjithë vendin kanë dëshmuar se situata ekonomike është shumë keq. (Sipas një tjetër sondazhi që u publikua dje 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë)

Duke lexuar me kujdes grafikët e barometrit më shqetësoi shumë një tregues.
Humbja e shpresës!
Sipas sondazhit të publikuar, gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri janë pesimist për të ardhmen e vendit dhe të ardhmen e tyre këtu. Mbi 50% e të anketuarve e shohin me pesimizëm të ardhmen. Qytetarët shqiptar rendisin si shumë serioze çështjen e ekonomisë. E për pasojë, vështirësitë financiare dhe humbja e besimit te qeveria detyrojnë të rinjtë e të rejat. Të arsimuarit të largohen nga vendi i tyre drejt perëndimit.
Uroj që lideri global ti lexojë qartë këto dëshmi të qytetarëve dhe të marrë përgjegjësitë sepse besoj tani që i ka të gjithë pushtetet nuk duhet të ketë arsye që ta kalojë topin e përgjegjësisë te opozita.
Ky sondazh ka dhënë një mesazhë të qartë edhe për opozitën. Pakënaqësitë për qeverinë janë të stërmëdha, por që ne nuk po fitojmë simpatinë e qytetareve. Ndaj edhe ne duhet të lejmë mënjanë përplasjet dhe krenaritë mes vetes. Ne duhet të bashkohemi dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve përball një mazhorance që ka okupuar të gjitha pushtetet. Nuk duhet të humbasim më energji për përplasjet brenda vetes. Duhet të shpenzojmë të gjithë potencialin tonë për të denoncuar këtë qeveri që sipas raporteve ndërkombëtare ka instaluar korrupsionin në çdo qelizë dhe duhet tu japim qytetarëve alternativën që e rikthen Shqipërinë në strehën e tyre të sigurtë.

 

Etiketa: Dashnor SuladeputetPartia Demokratike

Lajme të lidhura

(VIDEO) Salianji: Rama dhe Berisha po kërkojnë t’ia falin degën e PD-së në Korçë Niko Peleshit
Breaking Views

(VIDEO) Salianji: Rama dhe Berisha po kërkojnë t’ia falin degën e PD-së në Korçë Niko Peleshit

14:37 - 03/05/26
Salianji publikon vendimin e gjykatës së Britanisë: Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot
Breaking Views

Salianji publikon vendimin e gjykatës së Britanisë: Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot

13:32 - 03/05/26
Bllokimi i zgjedhjeve në Korçë/ Kaso: Ka persona që s’janë në lista. Kandidati: S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat
Breaking Views

Bllokimi i zgjedhjeve në Korçë/ Kaso: Ka persona që s’janë në lista. Kandidati: S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat

13:29 - 03/05/26
Para
Për herë të parë, Floriana Garo tregon frikën gjatë lindjes së vajzës

Për herë të parë, Floriana Garo tregon frikën gjatë lindjes së vajzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori
Breaking Views

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori

23:29 - 03/05/26

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun...

Lexo më shumë
Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

22:44 - 03/05/26
Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

22:28 - 03/05/26
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

21:12 - 03/05/26
“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

21:03 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com