GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët me gomone në Angli, kush janë dy komisionerët evropianë që vijnë të enjten në Tiranë

14:35 - 30/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shpejt shqipe, para se…”/ Media britanike: Si po kalojnë mijëra shqiptarë me gomone, pazari ulet në 2 mijë £
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konkretizimi i një angazhimi të shtuar të KE-së në Ballkan. Vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këtë të enjte në Tiranë do të pasohet nga vizita e dy komisionerëve me portofolio kyç në gjirin e ekzekutivit europian në 3 nëntor në Tiranë.

Bëhet fjalë për komisionerin për drejtësinë, Didier Reynders, i cili do takohet me ministrin e drejtësisë, Ulsi Manja dhe për komisioneren për punët e brendshme, Ylva Johansson, që do të marrë pjesë në forumin ministror BE-Ballkan për drejtësinë dhe punët e brendshme. Ndërkohë, komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi pritet të prezantojë në të njëjtën datë (3 nëntor) në Berlin propozime konkrete për furnizimin me gaz të rajonit të Ballkanit nga shtete të treta si Egjipti, ashtu si dhe propozime në aspektin e energjive të rinovueshme dhe sigurisë energjitike. Komisioni Europian po konkretizon kështu një angazhim të shtuar për politikën e zgjerimit me rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin gjeo-politik të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Ylva Johansson do të vendosë theksin te ndalimi i emigrantëve që kalojnë nga Ballkani Perëndimor

Çështja e ndalimit të migrantëve që kalojnë nga Ballkani Perëndimor përbën një problem jo të vogël për Bashkimin Europian. Kjo pasi shtete anëtare si Austria janë përballur me ardhjen e papritur të mijëra migrantëve këto muaj, që kanë kaluar më së shumti nga territori i Serbisë. Për këtë arsye, komisionerja për punët e brendshme, Ylva Johansson si dhe presidena çeke e Bashkimit Europian kanë paralajmëruar, se nëse nuk merren masa të shpejta dhe të adaptuara, mund të parashikohet aktivizimi i mekanizimit të pezullimit të vizave (lëvizjes së lirë në Shengen) për shtete që përfitojnë nga liberalizimi i vizave, si Serbia. Një paralajmërim që është i vlefshëm edhe për shtete të tjera të rajonit. Kjo është java e tretë rradhazi, që komisionerja takohet me ministrat e brendshëm të rajonit.

Kuadër i ri ligjor për të ndalur migrimin e paligjshëm nga Ballkani

Ajo që pritet të anonçojë komisionerja Johansson është kuadri i ri ligjor për luftën kundër migrimit të paligshëm që kalon nga rruga e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja financiare në këtë drejtim. Komisioni Europian miratoi këtë javë një rekomandim drejtuar Këshillit të Bashkimit Europian për përmirësimin e marrëveshjeve të FRONTEX, agjencisë europiane të kufirit dhe rojës bregdetare me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë rekomandim, Komisioni i kërkon Këshillit të ministrave autorizimin për hapjen e negociatave lidhur me përmirësimin e statusit të marrëveshjes për Frontex ndërmjet BE-së nga njëra anë dhe Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinën nga ana tjetër. Kuadri i ri ligjor do të bëjë të mundur së pari, që trupat e Frontex të vendosen në kufirin e BE-së me vendet e treta, ashtu si edhe në kufijtë me vendet e treta. Së dyti, ato do të ushtrojnë kompetenca ekzekutive, që nuk kanë ekzistuar me marrëveshjet e deritanishme.

Për komisioneren për punët e brendshme, Ylva Johansson, kuadri i ri ligjor do të lejojë vendosjen e Frontex në të katër vendet partnere ( Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinën) me fuqinë e plotë të mandatit të tij, për të siguruar që kufijtë e tyre të vazhdojnë të respektohen dhe mbrohen në përputhje me praktikat më të mira evropiane. Përtej kësaj, kuadri i ri pritet të mbështesë dhe forcojë më shumë bashkëpunimin në menaxhimin e kufijve dhe migrimit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin në luftën kundër kontrabandës dhe garantimin e sigurisë në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Oliver Varhelyi: Paketë e re financiare për për të ndalur migrimin e paligjshëm nga Ballkani

Komisioni Europian ka miratuar gjithashtu një paketë të re ndihme me vlerë 39.2 milionë euro në kuadrin e instrumentit për asistencën e para-anëtarësimit (IPA III) për të forcuar menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi është shprehur, se duke pasur parasysh presionin e shtuar migrator në rajon, Komisioni Europian po fokusohet në forcimin e mbrojtjes së kufijve, luftimin e rrjeteve të kontrabandës dhe rritjen e kthimeve nga rajoni.

Sipas këtij institucioni, paketa e ndihmës e miratuar këtë javë vjen në vijim të një vlerësimi të detajuar të nevojave të përcaktuara me autoritetet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja synon kapacitetet e menaxhimit të kufirit të rajonit kryesisht nëpërmjet ofrimit të pajisjeve të specializuara. Këtu përfshihen sisteme të lëvizshme të mbikëqyrjes, mjete ajrore pa pilot, pajisje biometrike, trajnime dhe mbështetje për krijimin dhe funksionalizimin e qendrave kombëtare të koordinimit.

Mbështetja mbulon gjithashtu funksionalizimin e objekteve të migracionit, duke përfshirë ambientet e pritjes. “ Midis 2021 dhe 2024, ne synojmë të rrisim fondet tona me 60% në total, në të paktën 350 milionë euro për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor” është shprehur komisioneri Varhelyi. Sipas tij, kjo do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në të gjitha fushat e zhvillimit të sistemeve efektive të menaxhimit të migracionit, duke përfshirë azilin dhe pritjen, sigurinë kufitare dhe kthimete migrantëve të paligjshëm.abcnews.al

Etiketa: gomoneKEshqiptra

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Aksidenti në Librazhd/ I riu në gjendje të rëndë, transportohet me helikopter te Trauma

Aksidenti në Librazhd/ I riu në gjendje të rëndë, transportohet me helikopter te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com