GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët me numrin më të lartë të emigrantëve me gomone në Britani, 5 mijë vetë kërkuan azil

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët me numrin më të lartë të emigrantëve me gomone në Britani, 5 mijë vetë kërkuan azil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022.

“Monitor” përpunoi të dhënat zyrtare mbi emigracionin e paligjshëm nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Observatori i Emigracionit.

Nga totali i emigrantëve shqiptarë, 2165 persona kishin hyrë në vend me gomone (varka të vogla). Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët u renditën të parët për nga numri i madh që hynë në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën (shihe tabelën bashkëngjitur).

“Numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të fundit prill – qershor 2022. Përpara kësaj periudhe, shqiptarët zakonisht nuk përdornin varka të vogla. Ka pasur 2,165 mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar deri në qershor 2021)”, ka raportuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Emigrantët që hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone regjistrohen menjëherë si azilkërkues për shkak se kanë rrezikuar seriozisht jetën duke udhëtuar në këtë mënyrë. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë si Afganistani, Irani dhe Iraku. Madje edhe ukrainasit që janë në luftë nuk e kanë marrë nisma të tilla.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2011 ka arritur në mbi 30 mijë persona. Por numri real i emigrantëve shqiptarë në Britani është më e i madh pasi deri më 2021 ata janë futur në rrugë tokësore me kamion dhe shumica nuk kanë kërkuar azil për shkak të shanseve të ulëta për ta përfituar atë dhe frikës se nëse deklaroheshin do të depërtoheshin.

Të dhënat nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian tregojnë se mbi 9500 shqiptarë së paku kanë kërkuar azil në 6-mujorin e parë. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, arriti në 4810 persona në 5 mujorin e parë 2022. Numri i tyre u rrit me më shumë se dyfishi në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërsa Britania e Madhe raportoi se evidentoi 4729 azilantë shqiptarë për 6 muajt e parë të vitit 2022. Autoritet Britanike janë të shqetësuar se është rritur shumë numri i gomone dhe numri i personave për gomone gjatë këtij viti, çka bën të që të ndodhin më shumë incidente.

Në vitin 2021, kishte një mesatare prej 28 personash për varkë të vogël. Në vitin 2020 kishte 13 persona për një varkë të vogël, me 2019 (11 persona) dhe 2018 (7 persona).

Në vitin 2022 ky trend ka pësuar rritje, pasi një varkë sjell mesatarisht 35 persona, shumica e të cilëve janë shqiptare. Nga rreth 12 mijë të huaj që hynë me gomone në Britani në 6-mujorin e parë 2022, 17% ishin shqiptarë./Monitor

Etiketa: azilant

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Para
Keni qenë nervoz kohët e fundit? Shihni nëse është faji juaj

Keni qenë nervoz kohët e fundit? Shihni nëse është faji juaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26

Arben Fetai ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Qeverisjen e Mirë, duke...

Lexo më shumë
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:40 - 01/06/26
Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetkare girişJojobet