GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqiptarët më të varfrit në Europë/ Eurostat: Shteti u pasurua, 43% e qytetarëve në krizë të thellë ekonomike

12:17 - 16/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqiptarët më të varfrit në Europë/ Eurostat: Shteti u pasurua, 43% e qytetarëve në krizë të thellë ekonomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria regjistron nivelin më të lartë të varfërisë në europë. Të paktën kështu raportojnë të dhënat më të fundit të publikuar nga Eurostat. Në një raport të publikuar me datë 15 shtator, Eurostat tregon se  1.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020. Në Shqipëri ky tregues ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 46.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit, ndërsa aktualisht rreziku është 43%.Sipas përcaktimeve të Eurostat rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat mujore janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër. Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim. Në Shqipëri shkalla e privimit material ishte 34.7 % në vitin 2020, deri në këtë vit ka pësuar 9% rritje, çka tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Nëntë kategoritë e primit material janë; “Pamundësia për të paguar në kohë këstet e kredisë apo qirasë, blerjet me këste ose pagesa të tjera; Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 000 lekë të reja”, thuhet në raport.

43% e shqiptarëve me rroga minimale

Është e kuptueshme që qytetarët shqiptarët janë më të varfrit në europë, për aq kohë sa i vetmi burim të ardhurash për një pjesë të mirë është rroga minimale. Të dhënat e EUROSTAT konfirmohen edhe nga rezultat e publikuar nga Instituti i Statistikave në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, 43 për qind e të punësuarve në vend me sigurimeve shoqërore kishin pagë mujore deri në 40,000 lekë (330 euro).

Gati gjysma e të punësuarve në vend, zyrtarisht marrin një pagë që është më afër pagës minimale. Paga minimale aktualisht është 32 mijë lekë në muaj ndërsa qeveria ka lajmëruar rritjen e mëtejshme të saj në 34 mijë lekë. Shpërndarja e të punësuarve sipas kategorisë së pagës tregon se, në tremujorin e dytë kishte një tendencë të rritjes së kategorive me paga më të larta. Ndërsa  punonjësit më paga nga 40,000 -50,000 mijë lekë zunë 14% të totalit, nga 13.6 % që ishin në tremujorin e parë.

Ndër të tjera, në raport theksohet se, intensiteti i ulët i punës është një nënkategori tjetër për evidentimin e njerëzve të rrezikuar nga varfëria. Në Shqipëri, ky tregues është vlerësuar 34,7% në vitin 2020, ndërsa ka pësuar rritje me një përqindje fare të vogël në sezonin veror të këtij vit. intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit. Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2020 sipas vlerësimeve përbëjnë 11,6% dhe tashmë ka shkuar në 12%. Ndërsa theksohet se vazhdon të jetë problem niveli i lartë i informaliteti, fenomen që pësoi rritje pas periudhës së izolimit nga pandemia.

Shteti pasurohet, por nuk  investon

Sakaq, ndryshe nga vendet e tjera eruopiane në Shqipëri shteti pasurohet dhe qytetarët varfërohen gjatë krizës. Kjo për shkakun se, qeveria vjel të ardhura të larta nga qytetarët, por nuk investon për ta në nivelin e nevojshëm. Në tremujorin e fundi të ardhurat për arkën e shtetit janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit me parë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se të ardhurat në deri në fund të muajit gusht arritën në vlerën 376 miliardë Lekë, duke u rritur me 51.6 miliardë lekë në krahasim me 8 mujorin e vitit 2021. Ndërsa gjatë periudhës janar-gusht shpenzimet ishin në vlerën 361.66 miliardë lekë. Por pavarësisht përmirësimit të shpenzimeve, përsëri nuk janë realizuar investimet, pasi shpenzimet kapitale janë 2.5 miliardë lekë më pak se vjet. “Shpenzimet kapitale për periudhën 8 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 42.3 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 5.6 përqind më i ulët ose rreth 2.5 miliard lekë më pak”, thotë Ministria e Financave, duke vërtetuar se ndryshe nga çka premtuar taksat nuk po përkthehen në  investime. Ndërsa edhe në kohë krizë qytetarët vazhdojnë të paguajnë taksa të larta, teksa po rrënohen nga rritja e çmimit të produkteve ushqimore, karburantit dhe energjisë elektrike/ Esmeralda Hida/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ekonomiafamiljekrizekryesore2Shtetivarferi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, Berisha: Akt zuzar! Dënoj qëndrimin e Ramës, nisi lojën me…

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, Berisha: Akt zuzar! Dënoj qëndrimin e Ramës, nisi lojën me…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com