GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët “namin” në Spanjë, shkatërrohen plantacionet e drogës

12:01 - 28/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët “namin” në Spanjë, shkatërrohen plantacionet e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i Gardës Civile ka çuar në prangat e policisë 10 shqiptarë të moshave 19 deri në 49 vjeç, të cilët akuzohen për trafik droge në Spanjë. Ndërkohë 2 të tjerë janë vënë në hetim pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen. Në sajë të operacionit janë asgjësuar 44,382 bimë marijuanë. Operacioni anti-drogë u zhvilluar në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, ka pasur ndërhyrjen e 82 rojeve civile, duke çmontuar 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t’u arritur.

Lexo edhe: Parajsa tropikale në rrezik, Maldivet përballen me krizë ekzistence

“Si rezultat i hetimeve të kryera në fazën e parë të operacionit u arrit të verifikohej ekzistenca e disa plantacioneve të marijuanës në vende të largëta dhe pothuajse të paarritshme në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, duke respektuar një model, gjitha ato janë identike ‘modus operandi’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për sa i përket kampeve, ata tregojnë se në disa prej tyre ishin vendosur sisteme alarmi rudimentare, të cilat njoftonin për praninë e mundshme të një të panjohuri.

“Përgjegjësit e plantacionit do të kalonin deri në 6 muaj banim në këto kampe, duke u furnizuar nga persona të tjerë me materiale pune, ushqime, gaz butan dhe artikuj bazë çdo muaj”, sipas hetimeve shteruese.

Operacioni dha rezultat në muajt e fundit. Konkretisht, nga Komanda shtojnë se “në muajt shtator dhe tetor është kryer faza tjetër e operacionit, duke ndërhyrë në nëntë makroplantacionet e marijuanës, ka qenë punë e vështirë për agjentët e përfshirë, pasi për të hyrë në disa prej plantacionet duhej të ecnin nëpër pyje të dendura për disa kilometra, të gjitha për të mos u pikasur nga kujdestarët e plantacioneve që kishin vendosur pika vëzhgimi”.

U kërkua menjëherë bashkëpunimi i Njësisë Ajrore të Gardës Civile të Zonës së Aragonit, për të fluturuar mbi zona dhe për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të tyre, duke përdorur edhe varkat e Gardës Civile për të transportuar të arrestuarit dhe materialet e sekuestruara.

Janë sekuestruar gjithsej 44.382 bimë marijuanë, të cilat pasi të përpunoheshin mund të kishin pasur përfitime të mëdha në tregun ilegal. Janë zbuluar 20 kampe ku banonin të arrestuarit, 9 dhoma tharjeje, 11 rezervuare uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete dhe vegla të shumta të dedikuara për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës.

Etiketa: drogemarijuaneplantacionespanjë

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Dy gola për 3 minuta, Serbia përmbys gjithçka (VIDEO)

Dy gola për 3 minuta, Serbia përmbys gjithçka (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com