GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqiptarët nuk kanë më të sigurtë vaktin”, Tabaku për rritjen e çmimit të bulmetit: Qeveria të heqë taksat

10:09 - 02/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptarët nuk kanë më të sigurtë vaktin”, Tabaku për rritjen e çmimit të bulmetit: Qeveria të heqë taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku thekson se shqiptarët, të cilët nuk kanë më të sigurtë as vaktin po punojnë për oligarkët.

Sipas Tabakut, zgjidhja e duhur për ekonominë e qytetarëve do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum, që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre.

Më tej, deputetja demokrate thekson se qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë paqe ashtu dhe në lufte.

“Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët

Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.

Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.
Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurt vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.

A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!

Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!”-shkruan Tabaku.

 

Lajme të lidhura

Pak para nisjes së protestës së opozitës, gardh metalik te Kryeministria dhe te Kryesia e Kuvendit
Breaking Views

Pak para nisjes së protestës së opozitës, gardh metalik te Kryeministria dhe te Kryesia e Kuvendit

18:09 - 22/03/26
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës
Breaking Views

PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

16:01 - 22/03/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë
Breaking Views

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26
Para
Ndërtuan një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 persona(Emrat)

Ndërtuan një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 persona(Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa dominon West Ham United, ndërsa Sunderland i Xhakës fiton derbin me Newcastle
Breaking Views

Aston Villa dominon West Ham United, ndërsa Sunderland i Xhakës fiton derbin me Newcastle

18:39 - 22/03/26

Sunderlandi i Granit Xhakës nderohet në minutat e fundit në ndeshjen e radhës në kampionatin anglez të futbollit. Në St.James...

Lexo më shumë
Zappacosta vendos fatin e ndeshjes, Atalanta mposht Hellas Verona

Zappacosta vendos fatin e ndeshjes, Atalanta mposht Hellas Verona

18:32 - 22/03/26
Shpërthen Taylor, Lazio “rrëzon” Bolognan me dopietë

Shpërthen Taylor, Lazio “rrëzon” Bolognan me dopietë

18:26 - 22/03/26
Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

18:19 - 22/03/26
Pak para nisjes së protestës së opozitës, gardh metalik te Kryeministria dhe te Kryesia e Kuvendit

Pak para nisjes së protestës së opozitës, gardh metalik te Kryeministria dhe te Kryesia e Kuvendit

18:09 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com