GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqiptarët po ikin, 69% e të punësuarve nuk plotësojnë dot nevojat

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët po ikin, 69% e të punësuarve nuk plotësojnë dot nevojat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Sondazhi realizohet një herë në pesë vjet përmes anketimeve me 70,000 punëtorë në 36 vende europiane.

Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, që gjithsesi kanë diferencë të lartë me Shqipërinë. Shteti i dytë, ku të punësuarit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve të ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut po në të njëjtat nivele përafërsisht dhe Bosnjë-Hercegovina me 54%.

Raporti mat vështirësitë ekonomike në popullatën që është në punë, duke përdorur një tregues të mirëpërcaktuar: aftësinë për të përballuar jetesën. Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore të familjes nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh, nga “shumë lehtë” në “me vështirësi të mëdha”.

Dallimet varionin shumë në vende të ndryshme për sa i përket përqindjes së punëtorëve që kishin vështirësi për të përballuar jetesën, duke filluar nga 5% në Danimarkë në 69% në Shqipëri, siç tregohet nga grafiku.

Bullgaria ishte shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të punëtorëve në vështirësi ekonomike, ku 42% e kanë të vështirë t’ia dalin mbanë. Tradicionalisht, në vendet nordike është shumë e ulët përqindja e njerëzve që e kanë të vështirë të përballojnë jetesën, ndërsa e kundërta ndodh në Europën Lindore.

Sipas gjetjeve të sondazhit, për të gjithë Europën, një përqindje e lartë e prindërve të vetëm ishin në vështirësi financiare, me 45% që deklaruan se kishin vështirësi për të përballuar jetesën, dhe shifra ishte më e lartë tek nënat e vetme (48%).

Përqindjet më të larta ishin në mesin e punëtorëve në familjet me më shumë se dy të rritur dhe fëmijë (32%) dhe familje me një person (27%).

Nuk është për t’u habitur që punëtorët më pak të kualifikuar kanë më shumë probleme për të përballuar jetesën: 42% e punëtorëve në profesionet elementare, 36% e punonjësve të shërbimeve dhe shitjeve dhe 32% e operatorëve të uzinës dhe makinerive raportuan vështirësi. Përqindjet në mesin e profesioneve të menaxherëve, teknikëve dhe profesionistëve ishin të gjitha nën 20%.

Këto gjetje, sipas raportit konfirmojnë modelet e njohura, por gjithashtu theksojnë se politikëbërësit duhet të përqendrohen në grupe specifike, si prindërit e vetëm dhe punëtorët në punë me pagë të ulët, të cilët janë nën presion të lartë financiar edhe në rrethana normale.

Pandemia u vuri një barrë shtesë këtyre grupeve, për shembull kur kishin nevojë për të vazhduar punën, por iu desh të merrnin përsipër detyra shtesë si shkollimi në shtëpi dhe kujdesi për fëmijët./Monitor

Etiketa: Europerevista monitorShqiperi

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
“Keqkuptime me partnerin”, ja ‘porositë’ e horoskopit për sot

“Keqkuptime me partnerin”, ja ‘porositë’ e horoskopit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com