GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqiptarët po rrezikojnë pensione më të ulëta edhe pse po punojnë më gjatë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët po rrezikojnë pensione më të ulëta edhe pse po punojnë më gjatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve.

Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., në vitin 2015, pensionistët që dolën atë vit në pension kishin derdhur kontribute afërisht për 32.3 vite pune, ndërsa ata që kanë dalë në pension në vitin 2020 kanë paguar kontribute për 29.4 vite pune, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun e pesë viteve, mosha mesatare kontributive për pensionet e reja ka rënë afërisht me 3 vite.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie sipas Ligjit të Sigurimeve duhen jo më pak se 35 vite sigurimi, për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 Dhjetor 2014. Ky pension nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e tyre.

Siç shihet nga të dhënat, mosha e mesatare e kontributeve në vendin tonë ishte 5 vite e 6 muaj më e vogël se kriteri ligjor për të përfituar pension të plotë.

Mosha e daljes në pension po ecën në raport të zhdrejtë me periudhën kontributive. Në një pamje të përgjithshme shqiptarët punojnë më gjatë dhe përfitojnë pagesë më të ulët sepse nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet.

Ekspertë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohuan se ulja e periudhës kontributeve po vjen për shkak se është rritur numri i personave jashtë vendit që përfitojnë pension të pjesshëm. ISSH ofron shërbim me pensione për popullsinë e regjistrit civil prej më shumë se 4 milionë personash.

Si rrjedhojë e uljes së moshës kontributive, pensionet e reja po dalin me vlerë më të ulët se ato të një viti paraardhës. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020, pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas 15 vitesh, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Etiketa: pensione

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Ngushtohet popullsia e Kosovës, 3 mijë fëmijë më pak se…
Aktualitet

Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

09:25 - 19/08/26
Shqipëria e fundit në Europë, shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin
Aktualitet

Shqipëria e fundit në Europë, shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin

18:36 - 18/08/26
Para
“Bregdeti Ynë”/ Artan Lame tregon zonat në Ksamil ku do të fillojë prishja e ndërtimeve pa leje

“Bregdeti Ynë”/ Artan Lame tregon zonat në Ksamil ku do të fillojë prishja e ndërtimeve pa leje

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26

Zjarri që ka përfshirë prej ditësh sipërfaqe të konsiderueshme toke në Pukë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet më...

Lexo më shumë
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com