GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqiptarët popull anijesh”, Berisha: Rama vendosi monizmin e plotë

12:50 - 30/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptarët popull anijesh”, Berisha: Rama vendosi monizmin e plotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën e përbashkët me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se viti që po lëmë pas do të mbahet mend për bordet komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Ai u shpreh se ky ishte viti i varfërimit më të shpejtë të shqiptarëve.

“Vjedhja kulmoi me rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike të shqiptarëve, Portit të Durrësit”, tha Berisha.

“Në një procedurë jo kushtetuese Edi Rama uzurpoi edhe presidencën duke vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Duke mbjellë në këtë vend dëshpërimin më të thellë, zhgënjimin më të madh. Duke sjellë si pasojë asgjësimin e shtetit ligjor. Shqipëria rrokulliset 53 vende nën Kosovën dhe 4 vende nën Vietnamin komunist. Viti 2022, ishte viti i varfërimit më të shpejtë të shqiptarëve. Ky varfërim ishte kryekëput i diktuar nga vjedhja, dhe shpërdorimi nga ana e qeveritarëve.

Bordet komuniste të Edi Ramës u shndërruan në leva të vjedhjes së parave dhe portofoleve në xhepat e qytetarëve. Punët publike. Në këtë vend u realizuan me kosto 8 herë më të lartë se mesatarja e tyre në vendet europiane. Vjedhja kulmoi me rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike të shqiptarëve, Portit të Durrësit. Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej tij si kombi më i vjedhur i planetit. Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë. I një spastrimi të përllogaritur etnik të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi se shqiptarët u kthyen për të dytën herë në histori në popull të anijeve që lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë.

“Shqiptarët u larguan këtë vit për herë të dytë në historinë e tyre u bënë popull i anijeve, Skenat e La Manshit mbartin në vetvete potenciale të mëdha. Shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe por mbarë Europën. Edi Rama në qëndrimin e tij tregoi se është besnik i etërve të tij. Ashtu si vendosi pluralizmin. Po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria. Në vitin 1990 mijëra të rinj mbushën ambasadat e huaja për t’u larguar nga vendi. Mijëra të rinj sot largohen nga Shqipëria sepse Edi Rama vret çdo ditë shpresën e tyre dhe u krijon me qëndrimet që mban përshtypjet se për ata në Shqipëri nuk ka vend”, deklaroi Berisha.

Etiketa: Edi RamaPolitikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Duka premton investime në futbollin e femrave për vitin 2023

Duka premton investime në futbollin e femrave për vitin 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com