GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqiptarët që do zbresin sot në Premier League, Seria A dhe La Liga

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Broja mahnit sërisht Premier Ligën, shënon gol dhe feston me shqiponjën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të luhen një pjesë e rëndësishme e ndeshjeve të Premier League, Seria A dhe La Liga.

Në këto kampionate do të zbresin një pjesë e rëndësishme e lojtarëve shqiptarë. Southampton i Armando Brojës do të ndeshet në transfertë me Liverpool në orën 16:00 për raudnin e 13 të Premier League, ndërsa ende nuk dihet nëse talenti i Shqipërisë do të zbresë në fushë që nga minuta e parë e takimit.

Kjo sfidë ka për të qenë shumë e vështirë për ekipin e Brojës që aktualisht mban vendin e 13 në tabelë me 14 pikë, teksa kundërshtarët e tyre renditen në vend të 3 me 25 pikë të grumbulluara.

Po në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe ekipi i yllit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicës, Norwich që do të përballet me Wolves. Shqiptari është një nga emrat kryesor të skuadrës së ‘kanarinave’ ndaj edhe sot pritet të jetë pjesë e formacionit startues.

Aktualisht Norwich renditet në vend të 19 me vetëm 8 pikë, teksa kundërshtarët e tyre qëndrojnë në vend të 6 të tabelës së Premier League me 19 pikë.

Në Seria A skuadra e tre shqiptarëve Nedim Bajramit, Ardian Ismajlit dhe Kristjan Asllanit do të përballet me Fiorentinën në orën 15:00 për javën e 14.

Empoli renditet aktualisht në vendin e 12 dhe të tre lojtarët ‘Kuqezi’ janë emra të rëndësishëm dhe vendimtar te ekipi italian dhe pritet që edhe në këtë përballje të vështirë të japin më të mirën e tyre. Ndërsa Fiorentina qëndron në vend të 7 me 21 pikë dhe vjen në këtë takim pas fitores ndaj Milan të vendit të parë.

Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet në transfertë me skuadrën e Juventus në orën 18:00 në një takim që pritet të jetë shumë interesant. Mbrojtësi i Shqipërisë e ka lënë pas dëmtimin tashmë dhe sot pritet që të zbresë në fushë që nga minuta e parë.

Skuadra ‘Zikaltër’ ka një ecuri pozitive, duke u renditur në vend të 4 të tabelës së Seria A me 25 pikë ndërsa kundërshtarët e tyre qëndrojnë në vend të 8 me 21 pikë.

Ndërsa në La Liga do të shohim ndeshjen e Valencias me Rayo Vallecano të Ivan Balliut. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 16:15 dhe është e vlefshme për raundin e 15 të elitës së futbollit spanjoll. Balliu është një emër kryesor te Vallecano dhe në këtë sfidë pritet të jetë titullar./K.T/Gijotina.com

Etiketa: la ligaPremier LeagueSeria Ashqiptaret

Lajme të lidhura

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës
Sport

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen
Sport

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26
Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë
Sport

Messi vlerëson Anglinë: Është një nga fuqitë e futbollit botëror, do jetë një ndeshje e veçantë

21:05 - 14/07/26
Para
Banorët u tmerruan, nga shpërthimi i fortë i tritolit u ça soleta (VIDEO)

Banorët u tmerruan, nga shpërthimi i fortë i tritolit u ça soleta (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Korrik 2026

07:31 - 15/07/26

Dashi Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Shume gjera do fillojne te ndryshojne njehere e...

Lexo më shumë
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 15 Korrik 2026

07:28 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com