GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqiptarët rrezikojnë pensionin, abuzimet me fondet shkaktuan 18 miliardë lekë dëme ne 2020

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët rrezikojnë pensionin, abuzimet me fondet shkaktuan 18 miliardë lekë dëme ne 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa pension në të ardhmen, për shkak se nuk iu paguhen siguracionet. Problemi i skemës së pensioneve krijon pabarazi dhe burokraci edhe mes atyre qytetarëve që aktualisht përfitojnë pension, për shkak se për disa nuk marrin pagesat e plotë dhe për disa të tjerë bëhen pagesa përtej normës së përcaktuar. Këto problematika ka evidentuar KLSH në raportin e publikuar në lidhje me auditimin që ka bërë në 2 vitet e fundit në ISSH.

Sipas raporti në vitet 2019-2020 evidentohet se është rritur lista e kontributeve të papaguar, problematikë që thellon problemet sociale në vend. Gjithashtu, konstatohen problematika edhe në përllogaritjen e viteve të punës dhe kontributeve të derdhura për ata persona që shumë shpejtë duhet të përfitojnë pension.  KLSH thekson se përfituesit nuk trajtohen në mënyrë të barabartë, pasi indeksimi i pensionit nuk bëhet për të gjithë sipas kritereve që përcakton ligji.

“Gjatë periudhës objekt auditimi (2019-2020)  evidentojmë: Niveli shumë i lartë i detyrimeve për kontribute të papaguara në subjektet juridike dhe fizike të cilat pasohen nga probleme financiare dhe sociale. Nuk është përllogaritur drejt baza e vlerësuar si dhe vitet e sigurimit, për shkak të mos sigurimit të dokumenteve, vonesave në proceset gjyqësore, moszbatim të koeficientëve të indeksimit, mostrajtimi i njëjtë nga ana e DRSSH-ve për probleme të njëjta përsa i përket mënyrës së llogaritjes së pensioneve”, thuhet në raport.

 Burokracitë nga institucionet përgjegjëse, përveç se rrezikojnë pensionet për qytetarët, abuzojnë me fondet  që përcaktohen për pensionistët aktual. KLSH tregon se, gjatë kontrolleve të kryera nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë gjetur shkelje të natyrave të ndryshme si: dublim pagesash, pagesa pas vdekjes, pagesa marrë tepër ose jashtë afatit. Gjatë 2020 është rritur abuzimi dhe numri i personave të dëmtuar nga këto shkelje, pasi në raport evidentohet se nga 969 raste shkeljesh të konstatuara në total, në 863 raste ose në 89% të tyre, shkeljet konsistojnë në pagesa të kryera pas vdekjes, ndërsa në vlerë monetare dëmet e shkaktuara. Këto shkelje kanë shkaktuar 18 miliardë lekë dëme në buxhet. Ndërkohë që një vit më parë këto shkelje qëndronin në rreth 700 të tilla.

Sipas të dhënave, problem i përsëritur është edhe mbi pagesa për disa persona dhe reduktimi i pensionit në disa persona të tjerë.  “Në total, për të gjithë rajonet janë konstatuar fonde të dëmtuara në 969 raste në shumën 18,364,470 lekë. për vitin 2020 shkeljet e konstatuara sipas natyrës renditen në: 46 raste, ose 4.5% e rasteve, dublim pagese në shumën 838,849 lekë; 863 raste, ose 92% e tyre, pagesa pas vdekjes në shumën 16,868,822 lekë; 60 raste, ose 3.5% e rasteve, pagesa dhënë tepër dhe jashtë afatit, në shumën 656,799 Lekë”, thuhet në raport.

Ndërkohë, edhe nga të dhënat e publikuar së fundmi nga Drejtoria e Tatimeve evidentohet se gjatë 2020 është ulur numri i personave që paguajnë kontributet, çka do të thotë se një pjesë e mirë e  shqiptarëve punojnë në të zezë dhe rrezikojnë të mbeten pa pension kur të mbushin moshën e caktuar.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: abuzimepensione

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para

Dinamika e vrasjes në sheshxhirim dhe misteri i armës së përdorur nga aktori i Hollywood-it

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com