GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së

17:41 - 04/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa ritmet e kërkesave për azil janë ulur ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në raport me 2022, shtetasit shqiptarë vijojnë të përballen me kërkesa të larta për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës. Sipas Eurostat, 1975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas Indisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit. I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia (110) dhe Austria (115).

Sipas Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2023, ishin 27 880 shtetas nga vendet joanëtare të BE, të kthyer në një vend tjetër (përfshirë në vendet e tjera të BE-së), pas një urdhri për t’u larguar. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm (TM4 2022), kthimet u rritën, por vetëm pak, me 0.4%, por nëse krahasojmë shifrat me të njëjtin tremujor të 2022, kthimet u rritën ndjeshëm, me 37%.

Në të njëjtin tremujor, 111 275 shtetas nga vendet jashtë BE-së, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, që tregon një rënie prej 10%, krahasuar me TM4 2022. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, ky numër u rrit me 24%.

Kthimet e raportuara nga vendet e BE-së

Në rastin e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190. Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve.

Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).

Gjeorgjianët (2 465) kryesuan listën e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, që u kthyen në një vend tjetër, në tremujorin e parë të 2023, të ndjekur nga indianët (2 250), shqiptarët (1 975), turqit (1 365) dhe moldavët (1 250).

Urdhrat për largime të lëshuar nga vendet e BE-së

Në tremujorin e parë të vitit 2023, midis vendeve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj: 37 860 persona, që përfaqësojnë 34% të totalit.

Franca u pasua nga Gjermania (9 905), Holanda (7 500), Italia (6 920), Belgjika (6 470) dhe Greqia (6 350).

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022, Hungaria regjistroi rritjen më të lartë relative të numrit të personave të urdhëruar të largoheshin (+178%), duke u rritur nga 625 në 1740. Për sa i përket shtetësisë së njerëzve, të urdhëruar të largohen nga një territor i një vendi të BE-së, marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245)./Monitor

Etiketa: ikjet

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Avioni luftarak rus rrëzohet gjatë fluturimit

Avioni luftarak rus rrëzohet gjatë fluturimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com