GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari dhe grekët rrëmbejnë biznesmenin – DETAJET

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari dhe grekët rrëmbejnë biznesmenin – DETAJET
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një biznesmen i kriptomonedhave dhe shitjes së automjeteve luksoze në Costa del Sol të Spanjës, ka përjetuar ato që mund të kenë qenë orët më të këqija të jetës së tij këtë javë. Sipas mediave lokale, tre persona – dy grekë dhe një shqiptar, të arrestuar këtë të mërkurë nga policia në qytetin turistik të Benalmádena në Malaga, akuzohen se e kishin rrëmbyer dhe kërkuan një milion euro për lirimin e tij. Rrëmbimi u zbardh për 5 orë.

Ngjarja

Operacioni që rezultoi me lirimin e pengut me disa të nxira në trup. Ishte një mik i biznesmenit të rrëmbyer, i cili është paraqitur në Komisariat dhe ka lajmëruar agjentët për atë që po ndodhte. Ai u shpjegoi atyre se kishte marrë një telefonatë nga Budapesti (Hungari) duke i thënë se një mik i përbashkët po mbahej peng në Spanjë dhe i kërkonte që urgjentisht t’i vinte në dijeni policisë spanjolle faktet.

Telefonuesi nga kryeqyteti hungarez kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat ata i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të të rrëmbyerit ishte edhe “një imazh shqetësues” në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar në kokë.

Por fati ishte në anën e viktimës, që nuk ngurroi të përfitonte nga një neglizhencë e rrëmbyesve të tij për të dërguar një fotografi që tregonte pjesën e jashtme të vendit ku po mbahej kundër vullnetit të tij. Imazhi, i marrë nga një dritare brenda pronës, do të lejonte më vonë agjentët spanjollë të identifikonin banesën në fjalë.

Pas lokalizimit të pronës, një vilë luksoze me tre kate në Benalmádena, oficerët e policisë rrethuan shtëpinë dhe prisnin momentin e duhur për të hyrë dhe për të shpëtuar biznesmenin. Tre të arrestuarit, 35, 36 dhe 54 vjeç,  ndodhen në paraburgim në stacionin e policisë së Malagas.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet me dije nga raportimet e mediave lokale.

Etiketa: Kryesore1Shqiptarispanjë

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Tre inceneratorët kanë marrë 86 mln euro nga buxheti deri në fund të 2021

Informacione të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com