Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Franca, ku një i ri shqiptar nga Kosova është në kërkim pasi qëlloi me thikë për vdekje duke i marrë jetën partneres së tij, 22-vjeçe.
Sipas informacioneve, ngjarja në sy të vajzës 4-vjeçe ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Hayange, Moselle.
Autori, sipas medieve është Liridon B. personazh i njohur për drejtësinë franceze, pasi ishte proceduar edhe më parë për dhunë në familje.
Banesa e çiftit ku ndodhi krimi ndodhet përpara stacionit të policisë, por kjo nuk e ka trembur aspak autorin, i cili e ka qëlluar 5 herë partneren e tij duke i marrë jetën.