GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë së barit, dënohet me 20 muaj burg (EMRI)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë së barit, dënohet me 20 muaj burg (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një emigrant i paligjshëm shqiptar ka dalë para Gjykatës së lartë në Sheffield të Britanisë së Madhe, pasi më parë kishte pranuar për hetuesit se mbikëqyrte dhe kujdesej për të një fermë kanabisi, në  pronën në Yorkshire e Jugut, ku edhe u arrestua.

Arvanit Dodaj, 29 vjeç ka rrëfyer se ishte i detyruar të rriste bimët e kanabisit, në mënyrë që të mund të paguante një borxh prej 5,000 £. Dodaj i tha policisë se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe atij iu ofrua puna për t’u kujdesur për bimët për të shlyer borxhin.

Hetuesit i treguan gjykatësit provat sesi i riu shqiptar u kap i fshehur në papafingon e një prone ku policia gjeti 318 bimë kanabis, të ndara në pesë dhoma.

“Sapo hynë në banesë, oficerët gjetën një numër të madh bimësh kanabisi në dhoma. Vetëm një dhomë nuk përdorej për kanabis dhe ajo dukej të ishte përshtatur në dhomë për banim. Në këto pesë dhoma të tjera kishte gjithsej 318 bimë kanabis. I pandehuri u gjet në papafingo, i fshehur pas paneleve dhe çarçafëve”.

Policia gjeti gjithashtu 138 £ në një sirtar dhe një portofol me 213,51 £ në para cash gjatë bastisjes në Cooper Street, Hyde Park të Doncasterit. Dodaj u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasit B dhe për zotërimin e pasurisë kriminale, përkatësisht parave të gatshme, pas bastisjes më 21 korrik.

Avokati i mbrojtjes Michael Cane-Soothill tha: “I pandehuri kishte një funksion të kufizuar në drejtimin e aktivitetit kriminal dhe nuk ishte i përfshirë nga presioni, por nga një shkallë shfrytëzimi për shkak të rrethanave të tij. Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë përfshirje në nivel operacional apo menaxherial”.

Cane-Soothill shpjegoi se Dodaj synon të kthehet në Shqipëri dhe të punojë për të shlyer borxhin e tij.

“Ai ka kërkuar falje në gjykatë dhe shpjegoi se i vjen sinqerisht keq për gjithë telashet që ka shkaktuar”.

Dodajn u dënua me 20 muaj burg, dhe gjykatësi Graham Reeds QC, i tha se u përfshi në këtë mekanizëm kriminal për para.

“Unë e pranoj se paratë do të ishin përdorur për të reduktuar borxhin që keni bërë kur keni zgjedhur të hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.”

Etiketa: denohetShqiptarishtepi bari

Lajme të lidhura

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores
Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores

11:01 - 13/10/26
Po shijonte drekën me familjen, vdes papritur 49-vjeçari
Aktualitet

Makina e drejtuar nga shqiptari përplaset me motorin në Athinë, humb jetën 35-vjeçari

10:35 - 13/10/26
Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!
Aktualitet

Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet me shkop bejsbolli nga tre persona të maskuar (Emri)

10:11 - 13/10/26
Para
U kap me drogë me vlerë prej 25 mijë eurosh, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

U kap me drogë me vlerë prej 25 mijë eurosh, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores
Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores

11:01 - 13/10/26

Debate dhe akuza në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi të papranueshëm vendimin për përjashtimin...

Lexo më shumë
Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin

Gjithçka për gjithçka në Uells, Shqipëria e vajzave kërkon përmbysjen historike në “play off” të Botërorit

10:51 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Po shijonte drekën me familjen, vdes papritur 49-vjeçari

Makina e drejtuar nga shqiptari përplaset me motorin në Athinë, humb jetën 35-vjeçari

10:35 - 13/10/26
Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!

Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet me shkop bejsbolli nga tre persona të maskuar (Emri)

10:11 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com