GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari krijon bandë nga qelia: 100 mijë euro gjobë biznesmenit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari krijon bandë nga qelia: 100 mijë euro gjobë biznesmenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klodian Lekocaj rikthehet sërish në objektiv të policisë greke. Kësaj radhe ndaj tij është ngritur akuza e gjobëvënës ndaj një biznesmeni grek. Policia greke njoftoi zyrtarisht dje se ka ngritur akuzë ndaj shqiptarit, të cili i ka sekuestruar edhe telefon celular në qeli. Gjatë operacionit janë arrestuar ne zonën e Agia Varvara, Athinë edhe një çift grekësh 43 dhe 38 vjeç që vepronin nën urdhrat e Lekocajt, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë të njohur me pseudonimet “For You” dhe “Linos”.

Lekocaj i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve në Greqi, përfshirë dhe ngjarje të ndodhura brenda burgut, duket se jo vetëm që vazhdon aktivitetin e tij kriminal i patrazuar brenda qelisë, por tashmë ka arritur deri në krijimin e një bande gjobëvënësish me synim, sipas policisë, të vendosë nën kontroll shitjen e drogës në zonën e Agia Varvarës.

Përmes një video-telefonate Lekocaj ka shantazhuar një tregtar veshjesh në Agia Varvara duke i kërkuar 100 mijë euro. Në orën 17:10 të datës 1 mars, ai telefonon viktimën dhe i thotë në një bisedë të regjistruar nga policia: “Vendos paratë mbi shëndetin dhe familjen. Ti nuk kupton, përndryshe do të gjej një mënyrë tjetër…”

Sipas të dhënave të deritanishme, shqiptari i kërkonte 100 mijë euro tregtarit të Agia Varvarës dhe fillimisht kishte dërguar bashkëpunëtorët e tij në dyqan për ta kërcënuar dhe shpjeguar se kush qëndronte pas zhvatjes, duke i thënë  “…është ai që vrau një djalë në Agia Varvara disa muaj më parë dhe goditi një tjetër me thikë”.

Viktima u përpoq t’i shpjegonte se nuk ka aq para për t’i dhënë, por sa herë e kontaktonte nga burgu, Lekocaj e kërcënonte gjithnjë e më shumë. Ai i thoshte se nuk është në të mirën e viktimës të japë gjysmën e parave, pra 50 mijë euro. Në fakt, policia regjistroi shqiptarin duke i thënë viktimës “…vetëm xhamat e dyqanit të të godas, me të madhin jo me të voglin, do të shkatërrohesh fare sepse xhamat dhe gjërat e tua janë padyshim 50 000 euro. Të intereson të vraposh spitaleve? Nëse më jep, do të fitosh nga unë. Më mirë të jemi miq, ndaj më jep një përgjigje të mirë.”

Në fund të muajit shkurt, viktimës së zhvatjes, teksa po udhëtonte me makinën e tij në zonën e Agia Varvarës, i është bërë një atentat.

Klodian Lekocaj, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi, por nuk ka prova ta lidhin atë me këto vrasje përpos dyshimeve.

Etiketa: BandaKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26
Berisha: Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit!
Aktualitet

Berisha: Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit!

13:35 - 09/05/26
Berisha: Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin
Aktualitet

Berisha: Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin

13:14 - 09/05/26
Para
Zbardhet grabitja me armë në Mallakastër, arrestohen dy të rinj

Vidhte pjesë makinash dhe i shiste, arrestohet 29-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26

Në Moskë është zhvilluar parada e Ditës së Fitores në një format të reduktuar, ndërkohë që ka hyrë në fuqi...

Lexo më shumë
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

14:45 - 09/05/26
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

14:10 - 09/05/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com