GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqiptari mashtrues merr peng greken

17:07 - 08/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ Vrau dhe dogji të pastrehun në Greqi, arrestohet i riu shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 23-vjeçare greke ka rënë pre e mashtrimit të një shqiptari, dhe më pas është vënë nën presion të vazhdueshëm nga ai.

23-vjeçarja greke ka pranuar ofertën e punës së një shqiptari i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate

23-vjeçarja u detyrua të bënte deri në 4 takime romantike në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për tu siguruar që ajo nuk do ikte.

Makthi i një vajze 23-vjeçare, e cila për shkak të varfërisë ra në “kthetrat” e shqiptarit shpaloset në dosjen e protothema.gr.

Viktima, pas tre muajsh në ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar, si pasojë 33-vjeçari shqiptar u identifikua nga efektivët e Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar dhe u arrestua.

Dosja

Siç thuhet në shkresat e çështjes, aventura e 23-vjeçares ka nisur kur vajza, siç u ka thënë oficerëve të Nëndrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ka takuar shqiptarin, i cili i prezantohej si pronar i një lokali nate në qendër të Athinës dhe i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej.

Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit.

Shqiptari, kur vajza ndodhej në shtëpi, kaloi në fazën e dytë të planit të tij, shkruan Albeu.com.

Monitorimi

Siç thuhet në dosje “që atëherë, dhe për një periudhë afërsisht tre mujore, i pandehuri e ka ndaluar vajzën në mënyrë të paligjshme dhe kundër dëshirës, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj, madje duke vendosur “roje” jashtë shtëpisë së tij gjatë orëve që ai mungonte. Për një periudhë prej tre muajsh, vajza bënte katër takime seksuale mesatarisht në ditë për një tarifë prej 150 €, prej të cilave 50 € i korrespondonte tarifës së zyrës, 20 € për të pandehurin që vepronte si shofer dhe 80 € për viktimën.”

Frika, kërcënimet dhe “gardianët” e mbajtën vajzën në “burgun” shqiptar. Të gjitha paratë që mori nga takimet, ajo arriti t’i ruante fshehurazi, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por tutori e kuptoi…

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti tia merrte duke ushtruar dhunë fizike.”

Lokalizimi e arrestimi

Ekipi i posaçëm i NënDrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas një hetimi dhe siç thuhet në shënimin informativ “Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë.”

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”.

Etiketa: grekenmerr pengShqiptari

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Furgoni përplaset me shtyllën e tensionit, zona ngelet pa drita

Furgoni përplaset me shtyllën e tensionit, zona ngelet pa drita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26

Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3...

Lexo më shumë
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com