GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

“Shqiptari më përdori për ‘letra”, rrëfehet anglezja: Më la pas një viti martese

10:20 - 10/02/25
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqiptari më përdori për ‘letra”, rrëfehet anglezja: Më la pas një viti martese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Natasha Chambers, një nënë 38-vjeçare e katër fëmijëve, ka folur në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e saj të hidhur me një emigrant shqiptar, të cilin ajo e takoi në një faqe interneti takimesh dhe me të cilin u martua. Ajo thotë se ishte mashtruar dhe përdorur për vizën që ai kërkonte për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk ia doli.

Natasha tregon se pas martesës, burri i saj i ri, një emigrant shqiptar ilegal, papritmas humbi interesin për të dhe për fëmijët e saj. Ai refuzoi të krijonte një familje dhe nuk ofroi asnjë mbështetje financiare, megjithëse punonte në ndërtim.

Në një intervistë ekskluzive për MailOnline, Natasha tha se ndihej e mashtruar dhe zemërthyer, duke e konsideruar martesën si një mënyrë për të marrë një vizë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, në vend të një marrëdhënieje të sinqertë. Ajo tha se burri i saj e kishte përdorur dashurinë e saj për të përfituar nga mundësitë e emigracionit dhe se gjithçka kishte ndryshuar sapo ata ishin martuar.

“Kam paguar gjithçka për të. Ai jetonte në shtëpinë time dhe nuk më ofroi asnjë qindarkë, edhe pse kishte para nga puna e tij në ndërtim. Në fillim githçka ishte thjesht perfekte. Ishim shumë të lumtur. Por nuk zgjati për shumë gjatë. Ai papritur nuk donte që t’i bënte gjërat familjarë. Madje, pasi u martuam e humbi interesin për fëmijët e mii. Doja të kisha një fëmijë me të dhe mendova se një burrë i moshës së tij do ta dëshironte edhe këtë, por ai tha jo. Vetëm kur ai kishte probleme me marrjen e vizës, ai tregoi interes për të pasur një fëmijë”.

Natasha, nga Long Eaton, Derbyshire, pranoi të lidhte kurorë me shqiptarin ‘e pashëm dhe të mrekullueshëm’, 8 vite më të vogël se ajo, të cilin e kishte takuar në një faqe online. Çifti shpejt u fejuan dhe u martuan në gusht 2023 për t’u ndarë vetëm 14 muaj më vonë.

“Ai u deportua më 27 dhjetor. Jemi në kontakt dhe ai ishte shumë i zemëruar që e kisha postuar historinë time në rrjetet sociale. Unë jam ende e martuar me të, por do të divorcohem sa më shpejt që të kem mundësi.”

Duke folur për përvojën e saj, Natasha apeloi që gratë të kenë kujdes për emigrantët e paligjshëm që mund të kërkojnë martesë për të përfituar nga mundësitë e vizës. Ajo tha se përvojat e tilla nuk janë të izoluara dhe shumë gra mund të kenë përjetuar situata të ngjashme.

Natasha, e cila ka tre fëmijë adoleshentë dhe një fëmijë të vogël, tani planifikon të mbyllë këtë kapitull të hidhur të jetës së saj. Ajo theksoi se edhe pse ka një dëshirë të fortë për të mbështetur gratë dhe për të njoftuar ato për kërcënimet që mund të dalin nga marrëdhëniet me individë të paautorizuar, ajo nuk dëshiron të bëjë të gjithë shqiptarët dhe emigrantët përgjegjës për situata të tilla.

Duke paralajmëruar të tjerët, Natasha tha:

“Gratë duhet të mbështesin dhe ndihmojnë njëra-tjetrën. Ky është një mësim për të mësuar nga gabimet tona dhe për të ndihmuar të tjerët të bëjnë zgjedhje më të sigurta.”

Etiketa: anglezeinteresmarteseShqiptari

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Nisi lidhje të re pas ndarjes nga Ilnisa! Kush është modelja që i ka fituar zemrën Meriton Mjekiqit?

Nisi lidhje të re pas ndarjes nga Ilnisa! Kush është modelja që i ka fituar zemrën Meriton Mjekiqit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com