GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari merr titull prestigjoz, shpallet ‘Qytetar Nderi’ në New York

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari merr titull prestigjoz, shpallet ‘Qytetar Nderi’ në New York
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dzemal Lanica është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që merr këtë titull prestigjioz në New York dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lanica është kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit dhe njihet për përkushtimin e tij të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Titulli iu dorëzua pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si një vlerësim për rolin e tij në promovimin e identitetit shqiptar dhe kontributin për mirëqenien e komunitetit.

“Ky, pa dyshim, është një nga ato momentet që do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës sime,” shkroi Lanica në një postim publik. “Me këtë kam hyrë në librat e historisë si shqiptari më i ri që e marr këtë titull, jo vetëm për Nju-Jorkun, por në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

I ardhur në SHBA në vitin 2018 nga qyteti historik i Ulqinit, Lanica solli me vete një pasion të thellë për trashëgiminë shqiptare dhe një mision të qartë për të përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar, sidomos ata nga Mali i Zi.

Nëpërmjet përfaqësimit të diasporës në nivele të larta të diplomacisë amerikane, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit, ai ka ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve dhe ka forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi. Shoqata që ai drejton ka mbledhur mbi 500,000 dollarë ndihma për komunitetet në nevojë, për ruajtjen e objekteve fetare dhe për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara në Mal të Zi.

Etiketa: New Yorkqytetar nderiShqiptar

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters” i ka kushtuar një raport protestës së studentëve në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

20:39 - 13/10/26
Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

20:30 - 13/10/26
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

20:18 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com