GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqiptari nuk zgjedh, por thjesht voton. Fituesin e vendos qeveria!

09:40 - 05/08/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama në sëkëlldi”, Manjani: Arrestimi i Berishës dhe Metës nuk do të ulë çmimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Post votimet e Himarës konfirmojnë se:

Përjetësia e Edi Ramës në pushtet, të cilën e shpalli pa asnjë ndrojtje në kongresin e partisë së tij, është tërësisht e mundshme.

Shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht ku jetojnë në Shqipëri ose jashtë saj nuk zgjedhin dot asgjë. Ata janë numra votash, por jo vendimmarrës që të vendosin kë duan të kenë në krye.

Numrat sigurisht janë në shumicë me atë që i dhunon më shumë…

Shqiptari nuk zgjedh, por thjesht voton.

Kandidatët i cakton partia, fituesin e vendos qeveria (me të gjitha mjetet). Çdo gjë që nuk i shkon për shtat qeverisë, shpallet e paligjshme, ndërsa paligjshmërinë e qeverisë e legalizojmë me reforma, kuptohet….

Vota sigurisht bëhet qokë dhe shkon si numër delesh tek stani i çobanit.

Në fakt edhe në përjetësinë e Enver Hoxhës kështu ishte. Populli votonte, por partia vendoste. Bile votohej edhe për prokurorin dhe kryetarin e gjykatës së rrethit….

Dallimi i vetëm nga ajo kohë është se ende ka mbetur një opozitë që thjesht i jep legjitimitet përjetësisë së një njeriu të vetëm.

Mund t’i sulemi edhe opozitës, por në princip nuk mund të ketë as opozitë aktive dhe alternativë nëse njerëzit nuk zgjedhin, por thjesht votojnë.

Nuk mund të ketë as numra, kur njerëzit në shumicë ikin…

Pa zgjedhje dhe pa numra s’ka shans të ketë opozitë reale.

Opozita sot për sot duhet vetëm për ta sharë, mallkuar, gjykuar e dënuar në funksion të përjetësisë pushtetit absolut.

Datat e votimeve janë thjesht data pa asnjë rëndësi politike…

Etiketa: ShqiptariYlli ManjaniZgjedhje

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Lexo më shumë
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com