GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqiptari që tejkalon Levën e Arkimedit

21:13 - 09/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetësimi i qeverisë për ndërtimet pa leje. Kur qeveria nuk është mirë, populli vuan- tha Kiko duke kruajtur kokën. Në këto kohë krize, paratë duhen shpenzuar si në Gjirokastër, tha Kiko. Tenderi 6 milionë dollarë për të ngritur dy satelitë për të parë ku ndërtohet pa leje, Kikos thjesht iu duk shpenzim i tepërt. Me 6 milionë dollarë sigurohen bananet për këtë popull për 2 vjet.

Duke menduar për një zgjidhje më ekonomike, Kiko brofi në këmbë dhe përjetoi në të njëjtën kohë momentin Eureka të Aristotelit, rënien e mollës të Isak Njutonit dhe Ballkanin e Hapur të Edi Ramës.

E gjeta zgjidhjen, tha- jo vetëm për ndërtimet pa leje, por edhe për lidhjet e paligjshme të energjisë, për kanabisin ende të paligjshëm dhe për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor. E gjeta zgjidhjen për gjithçka…

Nëse Arkimedi gjeti levën që do të lëvizte gjithë botën, unë kam gjetur njeriun që do të ndreqë Shqipërinë- tha Kiko dhe nga emocioni i tepërt që e kaploi, kullufiti një banane pa e qëruar.

Imagjino një moment sa miliona dollarë do të kursehen sikur të gjithë këto punë t’i bëj vetëm një njeri. Dhe ky njeri, do të jetë më i zoti se Mbinjeriu i Niçes dhe padyshim puna e tij do të jetë më me shumë vlerë se puna e të gjithë makinave inteligjente që njeh deri më sot njerëzimi.

Askush nuk do të ketë më frikë nga rritja e çmimit të karburanteve, rritja e çmimit të ushqimeve, rritja e çmimit të enegjisë… Zgjidhja është gjetur- ulëriti nga gëzimi Kiko. Ky vend nuk ka më nevojë të kërkojë për naftë, nuk ka më nevojë të marrë borxhe dhe as të lyp kur i bien tërmete. Ky vend brenda vitiit do të kalojë nga vendi i fundit në renditjen e vendeve të korruptuar në vendin më të pa korruptueshëm në botë. Ky vend do të bëhet Kopshti i Edenit mbi tokë. Ky vend ka “supernjeriun”. Si vallë nuk e ka gjetur shqiptarët këtë zgjidhje? E kanë patur para syve, nën hundë dhe prapa kurrizit gjithë kohën dhe nuk e kanë vënë re?

“Gjëja më e çmuar fshihet ndonjëherë në vendin më të dukshëm”, tha Kiko dhe hoqi menjëherë dorë nga ky mendim se iu duk se po kalonte në filozofi dhe po harronte zbulimin e madh që kishte bërë posacërisht për Shqipërinë.

Ky vend nuk do të ketë më ndërtime pa leje! Ky vend nuk do të ketë më lidhje të paligjshme të energjisë! Ky vend nuk do të ketë më kanabis! Ky vend nuk do të ketë më vrasje! Ky vend nuk do të regjistrojë më asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Po të dojë, ky vend nuk do të ketë më as lojëra fati! Ky vend do të bëhet parajsa mbi tokë se ky vend e ka supernjeriun që do t’i bëj të gjitha këto me kosto zero. Ja pra, mijëra vjet njerëzimi është përpjekur për të shpikur Perpetuum Mobile- makinën që do të punonte pa burim energjie dhe nuk ja ka arritur. Shqiptarët janë me fat, sepse e kanë “Perpetuum Mobile” e tyre.

Kiko u mbush thellë me frymë, para se të shqiptonte supernjeriun shqiptar dhe në të njëjtën kohë po mendonte argumentat për të bindur edhe ata shqiptarë që jo vetëm dyshojnë te këmisha që kanë veshur, por edhe grinden me të.

PATRONAZHISTI – është zgjidhja e të gjitha zgjidhjeve – kumtoi Kiko plot krenari. Nga frika se mos e quanin të çmendur renditi me shpejtësi argumentat.

PATRONAZHISTET janë më të aftë se agjentët iranianë, rusë dhe kinezë të marrë së bashku. Ata hakeruan AKSH-in dhe nuk lanë asnjë gjurmë. As microsofti, madje, madje as SPAK -u nuk gjetën asnjë gjë që të fajësonte ushtrinë e Patronazhistëve. Morën gjithçka deshën dhe nuk lanë asnjë gjurmë. Perfektë.

Patronazhistët janë më efikasë sesa CIA amerikane, MOSADI izraelit, MITI turk, KIPI grek, MI5 dhe MI6 britanike, FSB ruse, BIA serbe, BND gjermane dhe DGSE franceze, të marra së bashku. Shqiptarët i kanë mes vetes, por po sillen keq. Patronazhistët paskan patur fatin e profetëve që në vendin e tyre i gjuajnë me gurë. Madje disa të marrë këtu në vend që t’i dekorojnë dhe t’i shpallin pasuri kombëtare, duan të hetojnë punën e tyre. Fali o Zot se nuk e dinë se çfarë po bëjnë!

A nuk ishte një patronazhist ai që njoftoi autoritetet për hapjen e një dritareje nga artisti njohur Bojken Lako dhe drejtësia jonë që vepron si orë zviceriane, e dënoi në mënyrë shembullore?

Janë patronazhistët që dinë jo vetëm se çfarë po ndërton/mbjell/kultivon pa leje, por dinë edhe mendimet që ke në kokë.

Ja pra, kush do guxojë të ndërtojë pa leje? Kush do të guxojë të bëj lidhje të paligjshme? Kush do të guxojë të mbjell kanabis? Kush do të guxojë të bëj korrupsion? Kush do të guxojë të bëj trafik? Kush do të guxojë të abuzojë me pushtetin? Askush sepse patronazhistët janë kudo. Uji fle, patronazhisti nuk fle.

Tani, ka mbetur vetëm një punë e vogël për t’u bërë- tha Kiko. Dikush t’u thotë patronazhistëve detyrat e reja. Kaq duhet që ky vend të bëhet Zvicër me dy dete.

  1. S. Kiko do t’u kërkojë patronazhistëve vetëm një nder në këmbim. Ai do një autorizim special për të banuar në instalacionin prej druri e vegjetacioni kacavjerrës 4 milionë eurosh që do të ngrihet në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.

“Kriza meriton dru, dhe dru të mirë” – ky do të jetë epitafi që do të vihet në instalacion, i tha Kikos në konfidencë një patronazhist.

 

Etiketa: ArkimedilevaLutfi DervishiShqiptari

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
U përfshinë në sherr/ Policia ndalon tre shqiptarët, u gjendet me vete 300,000 paund drogë (EMRA)

U përfshinë në sherr/ Policia ndalon tre shqiptarët, u gjendet me vete 300,000 paund drogë (EMRA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë

17:46 - 05/12/25

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të premte në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan, ku mijëra qytetarë nga Tirana i...

Lexo më shumë
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com