GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur mbrëmjen e sotme. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Me pankarta në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës. Protesta, e cila vijon prej 85 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik.

Një shqiptar që jeton prej vitesh në Romë i është bashkuar protestës në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke rrëfyer para protestuesve historitë e tij personale dhe përvojat e dhimbshme me sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ai tha se prej 84 ditësh ka ndjekur protestat edhe nga Italia, ndërsa sot ka ardhur në Shqipëri për të shprehur revoltën dhe dhimbjen për gjendjen në vend.

“Jetoj në Romë. Mamaja ime ndërroi jetë para tre vitesh tek Onkologjiku dhe kam parë tmerr me sytë e mi. Njerëzit benin kemioterapi në koridore”, u shpreh ai.

Shqiptari tregoi gjithashtu një eksperiencë të rëndë me shëndetin e fëmijës së tij, duke pretenduar se trajtimi i marrë në spitalet shqiptare i kishte shkaktuar pasoja të rënda.

“Kam pasur fëmijën që i ra sëmundja e tokës dhe e dërgova te spitalet shqiptare, ku këta thonë se është falas. Nuk është falas. Nëse nuk ke para, nuk të kap njeri me dorë”, tha ai.

Sipas tij, edhe në spitalet shqiptare mungojnë elementë bazë mjekësorë.

“Akoma në spitalet shqiptare mungojnë vigonat. Është turp që në 2026 të ndodhin këto gjëra”, deklaroi ai.

Duke rrëfyer më tej historinë e fëmijës së tij, shqiptari tha se pasi e kishte dërguar për trajtim në Romë, mjekët italianë ishin habitur me medikamentet që i ishin dhënë në Shqipëri.

“Kur e çova fëmijën në Romë, u habit mjeku. Tha: ‘Si ka mundësi mjekësia shqiptare i ka dhënë këto ilaçe fëmijës?’. Të ishte për këtë shëndetësi këtu, fëmija im do të ishte i paralizuar”, rrëfeu ai.

Ai foli edhe për situatën ekonomike të babait të tij, duke thënë se pensioni që merr nuk mjafton për të përballuar shpenzimet për ilaçe.

“Babai im merr 140 mijë lekë pension, nuk i dalin për ilaçe. Është një turp i vërtetë”, tha ai.

Etiketa: RamarevolteShqiptari

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

Aktivisti Arben Kola nga protesta: I pabesi nuk ka më besë, nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, aktualisht kryetar i "Austrian Committee for NATO Enlargement" ka shpallur synimin për të kandiduar për President Federal të...

Lexo më shumë
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com