GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shqiptari zgjidhet deputet në parlamentin e Zvicrës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptari zgjidhet deputet në parlamentin e Zvicrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korab Rashiti, i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës, në zgjedhjet e mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve i kishte munguar numri i votave që të zgjidhej.

Por, tani, duke qenë se ishte i pari në radhën e listës në nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për Korab Rashitin.

Duhet theksuar se, duke fituar këtë vend në parlament, Korabi bëhet shqiptari i parë, parlamentar kantonal i Bernës dhe, pa diskutim, i pari politikan shqiptarozviceran në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC.

Gjithashtu, Korab Rashiti është një nga fare pak politikanët shqiptarozviceranë që janë zgjedhur deri më sot në nivele kantonale, prandaj ky është një sukses i dalluar i tij.

Ja çfarë shkruan mediumi rjb.ch në gjuhën frënge lidhur me rastin. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Qytetit të Bielit, Luca Francescutto dhe Patrick Ëidmer kanë hequr dorë nga ky mandat politik. Pas një pezullimi të gjatë, ulësja i takon një kandidati frengjishtfolës.

Kështu i erdhi fundi një sage brenda SVP-së së qytetit Biel/Bienne: vendi në Këshillin e Madh (parlamentin Kantonal) që shkon në pjesën frëngjishtfolëse të seksionit të kësaj partie ka gjetur më në fund titullarin. Ky është Korab Rashiti. Njoftimi u bë të martën në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Të hënën, presidenti i seksionit Patrick Ëidmer kishte hequr dorë nga posti i deputetit, për arsye profesionale. Përpara tij ishte tërhequr për të njëjtat arsye edhe oficeri i policisë Luca Francescutto, i zgjedhur për herë të parë.

Korab Rashiti, i lindur me 05 korrik 1986 në qytetin Morges, Kantoni Vaud, Zvicër, në vitin 1987, bashkë me familjen është vendosur në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës. Në këtë qytet ka kryer shkollën fillore dhe të mesme  dhe më vonë e ka kryer MBA (Master Business Administration). Pastaj një vit ka qëndruar në SHBA për studime ekonomike. Aktualisht është anëtar i institutit Mises (Të Shkollës Ekonomike Austriane).

Korab Rashiti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, frënge, gjermane, angleze dhe pak a shumë edhe atë italiane. Aktualisht kryen detyrën e shefit Specialist i Sigurisë dhe Kualitetit në SBB/CFF në Bernë.

Në prononcimin për albinfo.ch, Korabi kishte vënë theksin në përkushtimin e pritshëm të tij sa i përket pozitës së komunitetit shqiptar në kantonin e tij, në rast të zgjedhjes.

Kështu ishte shprehur ai ntervistën që albinfo.ch pati zhvilluar me të, pak para zgjedhjeve, në mars të këtij viti.

“Sa i përket interesimit dhe angazhimit tim konkret rreth komuniteteve të huaja dhe sidomos rreth komunitetit shqiptar në Zvicër, prioritetet e mia janë të shumta: Ka kohë që jam duke debatuar për krijimin e një Grupi Parlamentar për Kosovën (GPK). Mendoj se ky Grup Parlamentar do të lobonte për lidhje më të forta institucionale në mes Zvicrës dhe Kosovës. Një prioritet tjetër imi është afrimi, bashkëpunimi dhe binjakëzimi në mes komunës së Bernës dhe komunës së Prishtinës. Gjithashtu do të punoj që ky binjakëzim të ndodhë edhe me komunat tjera të Kantonit të Bernës dhe të Kosovës.

Mendoj që organizimi i shkollës shqipe në Kantonin e Bernës duhet të kalojë përmes institucioneve përkatëse kantonale dhe komunale, ndaj jam duke punuar shumë në informimin e opinionit. Do të jem aktiv në shtypin dhe televizionin e Bernës për afirmimin e mundësive reale për një bashkëpunim sa më të madh në mes komuniteteve të ndryshme, pavarësisht origjinës së tyre. Do të përpiqem me fakte dhe argumente t’i prezentoi vlerat më të larta tradicionale, kulturore dhe sportive të komunitetit shqiptar, shkruan albinfo.ch.

Një prioritet tjetër imi është që të punoj sa më shumë për krijimin e hapësirave në mjetet e informacionit në kuadër të Kantonit dhe më gjerë për komunitetin shqiptar; lidhjet e tij me të gjitha asociacionet që veprojnë në kuadër të kantonit me qëllim të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave dhe vlerave kulturore ndërmjet popujve të ndryshëm. Mund të them se komuniteti shqiptar do ta ketë një zë të fuqishëm në mbrojtje dhe avancim të pozitës së tij në kuadër të institucioneve përkatëse. Vetëm duke u futur brenda çdo institucioni, vetëm duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, mund  të radhitemi aty ku e kemi vendin dhe gjithsesi mund të hidhet poshtë çdo dezinformatë. Kjo nuk mund të bëhet assesi duke qëndruar në distancë. Ky ka qenë një motiv i fortë imi që të anëtarësohem në këtë parti”./Gazeta Express

 

Etiketa: ParlamentZvicër

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Rikthim tek dashuria e shkuar? Ja cilat shenja të horoskopit kthehen

I riu i ngul thikën bashkëmoshatarit në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com