GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarja i dha fund jetës në burgun italian, flet i dashuri: Dona s’ishte e droguar

18:37 - 11/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarja i dha fund jetës në burgun italian, flet i dashuri: Dona s’ishte e droguar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur”.

Kjo është deklarata që ka bërë së fundmi Leonardo Di Falvo, i dashuri i 27-vjeçares shqiptare Donatella Hodo, e cila javën e kaluar, duke thithur gaz nga soba në qeli, i dha fund jetës në burgun Veroneze të Montorios.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo i la një letër të fundit dashurie Leonardos ku shkruante: “Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!”.

Dhe 24-vjeçari ka thyer heshtjen për herë të parë pas tragjedisë.

“Jam i zemëruar me gjithë botën, me sistemin, burgun, gjyqtarët, gardianët, familjen, miqtë e saj. Por unë jam i mërzitur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të”.

Ai shton më tej se të gjithë e kishin lënë vetëm Donatelën, dhe se i vetmi që i qëndronte pranë ishte ai.

“E dëgjoja, e qetësoja, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje”, nënvizon i riu.

Leonardo zbulon se e ka parë për herë të fundit në mëngjesin e 1 gushtit, ditën e saj të fundit të jetës.

“Sepse atëherë natën ajo iku përgjithmonë. Me gjestin e saj më bllokoi edhe mua jetën. Koha ka ndalur për mua, minutë pas minutë, orë pas ore, vazhdoj të pyes veten pse. Çfarë i ndodhi asaj? Ka ndodhur diçka që unë nuk e di? Ajo ishte Dona e zakonshme me ulje-ngritjet e saj. E kisha njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja”.

Sa i përket përshëndetjes së fundit me Donën, ai zbulon: “Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t’u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka”.

Në vijim, Leonardo zbulon se sapo të dilte nga burgu 27-vjeçarja, do të shkonin të jetonin bashkë.

“Unë e mora një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe unë i kisha gjetur një punë kur të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfarë ndodhi?”.

Etiketa: BurgItaliVrasje

Lajme të lidhura

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim
Aktualitet

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale
Aktualitet

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Para
Me kamion drejt Anglisë, merr fund ëndrra e familjes shqiptare, kapen ‘mat’ në Holandë

Me kamion drejt Anglisë, merr fund ëndrra e familjes shqiptare, kapen ‘mat’ në Holandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26

Bota e futbollit ndalet për të nderuar Mircea Lucescu-n, trajnerin legjendar rumun që ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. UEFA ka...

Lexo më shumë
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com