GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4 plumba ish-partnerit në sy të fëmijës, e mitura tregon skenën

13:19 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
4 plumba ish-partnerit në sy të fëmijës, e mitura tregon skenën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme në Greqi, ku një artiste shqiptare qëlloi me armë bashkëshortin e  saj. Lidhur me ngjarjen ka dëshmuar edhe vajza e çiftit e cila ishte dëshmitare në momentin kur nëna e saj ka qëlluar me  4 plumba babain.

E vogla u dërgua në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve të Sigurimit të Atikës, ku në një hapësirë të projektuar posaçërisht, ajo shpalosi para psikologes së fëmijëve gjithçka kishte përjetuar vitet e fundit. Fëmija jo vetëm u ka dhënë një pamje të situatës së “luftës” që mbizotëronte mes prindërve të saj me rastet  e ngritura nga 49-vjeçarja shqiptare , por u përshkruan minutë pas minute skenën e përgjakshme jashtë godinës së Halandrit.

Konkretisht, dyshohet se ajo ka thënë se nëna e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë të atin. Një imazh që do të mbetet thellë i gdhendur në mendjen dhe shpirtin e saj. Pra policia ka faktet nga ana e fëmijës që ka qenë dëshmitar kyç të cilat në fakt janë evidentuar si në dhomën e posaçme të Nën Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, ku regjistrohen të gjitha dëshmitë e fëmijëve dhe materiali i dërgohet prokurorit në mënyrë që të miturit të mbrohen dhe të mos i nënshtrohen procesit shpirt shkatërrues të pranisë fizike në gjykatë dhe të rijetojnë edhe një herë ngjarjet e tmerrshme.

Për gazetarët sot foli edhe bashkëshortja e mjekut, britanikja. Bashkëshortja e mjekut 68-vjeçar foli për ngacmime të vazhdueshme nga 49-vjeçarja edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj, ndërsa zbuloi se edhe ajo ia kishte kthyer shpinën fëmijës. Në të njëjtën kohë, Klodiana Celo qëndron në paraburgimin e Nën Drejtorisë së Sigurisë së Atikës Verilindore . Sot ajo është dërguar në prokurori ku do t’i jepet një afat për të kërkuar falje ndërsa informacionet thonë se ajo që po i tregonte policisë, mes përshkrimeve dhe historive të pakuptueshme është se nuk donte të vriste mjekun okulist, e priti dhe e kapi pistoletën e saj gjatë sherrit dhe ajo e ka marrë mbrapsht dhe e ka qëlluar. Ajo tha se shkonte shpesh në shtëpi pasi kishin mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës, gjë që e konfirmojnë edhe fqinjët. Policia po kërkon të zbulojë se ku dhe nga kush është marrë arma, duke e pyetur disa herë, por nuk duket se kanë marrë përgjigje të qarta. As për çfarë arsye e mbante revolen me vete.  

Etiketa: GreqiKryesore1plumbaShqiptare

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Drejt largimit nga Milan, Kessie, shkaktar i disfatave të ‘Djallit’

Veseli flet për “The Times”: Ne jemi Shqipëria, Kosova, Zvicra e Italia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com