GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqyerja me dhunë e dyerve, PD: Akti më i shëmtuar i Berishës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqyerja me dhunë e dyerve, PD: Akti më i shëmtuar i Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike nuk i ndahet Berishës për incidentin në seli, duke i kujtuar opinionit se shoqëruesi i tij ka precedentë kriminalë. Në një tjetër reagim zyrtar, PD thotë se akti më i shëmtuar në 31 vite është kjo që bëri Sali Berisha ditën e sotme.

“Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD”, theksohet në deklaratën e lëshuar pak më parë nga selia blu.

Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge, vazhdon reagimi i PD-së.  

“Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale”, reagon Partia Demokratike.

 PD i kujton Berishës se tashmë është jo legjitime çdo përpjekje e tij. “Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

“Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij”, shprehet zyrtarisht PD.

Më tej përsëritet qëndrimi, se shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, “kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt”.

Sot paradite mbështetës të Berishës hapën me dhunë sallën e mbledhjeve të Partisë Demokratike duke mbajtur të ndezur konfliktin në selinë demokratëve.

gijotina.com/

Etiketa: Berisha-Bashadhunaselia PD

Lajme të lidhura

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve
Aktualitet

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:00 - 17/09/26
Para
Goditet “shtëpia e barit” në Durrës, në kërkim autori

Telefonata për të shtëna dhe sherri i një çifti, çfarë ndodhi sot në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26

PS dhe PD kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në Kuvend për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, që...

Lexo më shumë
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26
Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

15:17 - 17/09/26
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:00 - 17/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:43 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com