GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqyrtohen në KAS ankesat për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin, priten vendimet përfundimtare

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqyrtohen në KAS ankesat për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin, priten vendimet përfundimtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KAS shqyrton sot ankesat për Gjirokastrën pas shtyrjes së mbledhjes ditën e djeshme. Në këtë seancë është paraqitur nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku e cila i është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KAS.

Pelinku thotë se janë 2 raste ku i njëjti person dyshohet se është paraqitur në 2 qendra votimi dhe se i përkasin administratës zgjedhore, komisioner ose operator.

Sa i përket dyshimeve për shenjat e gishtave, Pelinku thotë se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria, teksa nga informacionet që ajo ka thotë se operatorët ditën e zgjedhjeve kanë pasur vështirësi në identifikimin nëpërmjet gishtave të personave kryesisht në moshë madhore, dhe për të përshpejtuar procesin kanë vendosur gishtat e tyre.

Sipas anëtarit Koli Bele, ka dy raste që potencialisht kanë votuar nga 2 herë secili, pra 4 herë, kurse të tjerat kanë të bëjnë me operatorët.

KOLI BELE: Në informacionin e dhënë nga nëkomisionerja, flitet për 14 raste shenja gishtërinjsh të përdorura në Gjirokastër, të identifikuara nga PEI si të dyshuara. I kemi ndarë. Një nga këto raste, i njëjti person është identifikuar 2 herë. A identifikohen këta persona konkretisht? Nga materiali i bashkëlidhur, kuptojmë se personat identifikohen nëpërmjet ID. A është e mundur të ketë qenë personi në qendrat e zgjedhësve? A mund të ndodhë që një person ta ketë një dy qendra votimi?

PELINKU: Përshëndetje. Lidhur me pyetjet e parashtruara, nga dy anëtarët e KAS. Referuar pyetjes së parë lidhur me dy rastet ku personi është paraqitur në dy qendra votimit të ndryshme, bëhet fjalë për dy persona nga numri i ID, për ta shpjeguar , bëhet fjalë për të njëjtin person, që me të njëjtin dokument ID është paraqitur, ka depozituar shenjën, dhe më pas me të njëjtin dokument dhe nënshkrim ka po themi realizuar procesin e identifikimit në qendrën tjetër.

E njëjta gjë edhe për rastin tjetër, për dy persona.

KOLI BELE: Pra, në dijeninë tonë, sistemi nuk është i lidhur online me databazën. Në çdo qendër votimi sistemi është i lidhur me listën e zgjedhësve.

PELINKU: Në dy rastet konkrete që na rezultojnë nga procesi i kryqëzimit të të dhënave, bëhet fjalë për persona që i përkasin administratës zgjedhore, ose komisioner ose operator. Nuk ishin pjesë e listës së zgjedhësve të qendrës së votimit ku ishin. Çdo pajisje ka pasur listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Pajisja ka pasur mundësinë që këta persona të administratëz zgejdhore të mund të ushtronin të drejtën e tyre në atë qendër votimi. Pasi e kanë ushtruar, identifikuar në atë qendër votimi, janë paraqitur aty ku janë regjistruar. Këtë arrimë të supozojmë.

Etiketa: KASPolitike

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para

Arrestohen tre persona në Berat, u kapën duke kultivuar kanabis

TË FUNDIT

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha...

Lexo më shumë
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com