GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtatë muaj në burg për një raport mjeko ligjor fiktiv

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtatë muaj në burg për një raport mjeko ligjor fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor, i cili e ka lëshuar raportin e ekspertimit mjeko ligjor  pa e parë pacientin.

Ky i fundit po vuan dënimin për dhunë në familje. Gjergji Gjergjova tregoi në emisionin Fiks Fare se djali i tij Enea Gjergjova prej 7 muajsh ndodhet në ambientet e paraburgimit në Peqin, pasi Prokuroria e akuzon për “Dhunë në familje”. Ai pretendon se djali i tij nuk e ka rrahur ish-bashkëshorten, por ata janë grindur për vajzën dhe të dy janë gërvishtur nga duart.

Gjergji thotë se ish-nusja e djalit është ekzaminuar nga mjeku ligjorë dhe ka marrë një raport mjekësor. Ndërsa djali i tij nuk është parë asnjëherë nga mjeku dhe pse në dosjen e prokurorisë ekziston një raport i tillë.

Në takimin që u bë mes  Gjergjit dhe mjekut ligjor Anton Samarxhiu, ky i fundit i thotë babait të të pandehurit që nëse ai ka gabuar këtë gjë ta kërkoi në gjykatë. Mjeku në asnjë moment nuk sqaron familjarët se përse nuk e ka parë pacientin apo ku është bazuar për raportin që ka lëshuar.

Babai i Eneas i tregon se për ish-nusen janë dhënë detaje se ajo kishte dhimbje dhe shenja ndërsa për djalin e tij se kishte vetëm dërmishtje, as në këtë rast mjeku nuk është përgjigjur, por u ka treguar familjarëve rrugën ligjore.

Por në një përballje me gazetarët e Fiksit mjeku dha një tjetër variant. Ai ngriti pretendimet se kishte parë një raport mjekësor dhe ato nuk qëndronin. Pohoi se pacienti nuk i është vënë në dispozicion për ta ekzaminuar dhe për këtë arsye ai e ka lëshuar ashtu raportin.  Për bazë ka marrë procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, si dhe fotot që i janë bërë Eneas nga policia, kështu mjeku shkruan në raport përmasat e dërmishtjeve apo plagëve.

Për këtë dokument gazetarët  pyesin edhe prokurorin e çështjes, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, Durim Abedinin, i cili thotë se në dosje janë vetëm dy raportet mjeko-ligjore, dhe nuk merret me çfarë thotë mjeku. Sipas tij dosja dhe raportet janë konform ligjit dhe se çështja është në gjykatë.

Etiketa: Fiksiraportirast

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Peshëngritje, Enkileda Carja fiton dy medalje në Botërorin U-17

Peshëngritje, Enkileda Carja fiton dy medalje në Botërorin U-17

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas humbjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare, duke e...

Lexo më shumë
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com