GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shtatori kap rekordin, shqiptarët kërkesa për azil në vendet e BE

14:24 - 22/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtatori kap rekordin, shqiptarët kërkesa për azil në vendet e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. Ky është niveli më i lartë i këtij viti, por mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve (870)

Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të mbetet shteti kryesor që tërheq më shumë azilantë, për shkak të politikave me sociale që ajo zbaton. Në këtë shtet aplikuan rreth 54% e totalit për periudhën janar-shtator. Pas Francës renditet Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%.

Gjeografia e aplikantëve është zgjeruar deri në Slloveni e Rumania, me nga 5 aplikime për secilin shtet.

Që prej fundit të vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat e aplikimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar, që vitin e fundit është bërë dukshëm preferenca e azilantëve.

Sipas informacioneve të tjera zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në total, duke përfshirë dhe aplikimet në BE, për perudhën janar-shtator kanë aplikuar për azil në Be dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 21 mijë shtetas shqiptarë, duke ia kaluar gjithë vitit 2021, kur numri i aplikimeve ishte rreth 17 mijë.

Aplikimet në BE

Sipas Eurostat, në shtator 2022, 89 590 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, që janë 11 995 persona më shumë se në muajin e kaluar, një rritje prej 15%.

Krahasuar me shtatorin e vitit 2021 (62 820), ka pasur një rritje prej 43% në numrin total të kërkesave.

Ashtu si në gusht 2022, në shtator, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (14 930 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (11 955), të ndjekur nga turqit (5 220), indianët (4 530) dhe venezuelasit (4 520).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars, por shifrat kanë ardhur duke u ulur çdo muaj (nga 1 510 në prill në 870 në shtator)./ Revista Monitor

Etiketa: PopullsiREKORDshqiptarë

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Irma refuzoi të këndojë me Erandën?Arbana ka një “kunjë” për motrat

Irma refuzoi të këndojë me Erandën?Arbana ka një “kunjë” për motrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com