GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë zgjeron qasjen në internet të shpejtë me kosto të leverdishme

19:05 - 02/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë zgjeron qasjen në internet të shpejtë me kosto të leverdishme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron të sigurohet që çdo amerikan të ketë qasje në internet me shpejtësi të lartë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, Shtetet e Bashkuara do të investojnë mbi 40 miliardë dollarë për të zgjeruar shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë.

Për shumicën e amerikanëve, qasja në internet me shpejtësi të lartë është diçka që ata e marrin si të mirëqenë. Por miliona amerikanë në rajonet rurale dhe zona të tjera të vendit, nuk kanë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Për të ndihmuar në ngushtimin e këtij hendeku dixhital, Presidenti Joe Biden njoftoi këtë javë një plan për investimin e mbi 40 miliardë dollarëve për të lidhur 8.5 milionë familje dhe biznese të vogla në Amerikë me rrjetin e shërbimeve të internetit të shpejtë deri në vitin 2030.

“Ky do të jetë investimi më i madh në infrastrukturën e internetit me shpejtësi të lartë në vend. Në mënyrë që ekonomia e sotme të funksionojë për të gjithë, qasja në internet është po aq e rëndësishme, sa furnizimi me energji elektrike, ujë, apo shërbimet e tjera bazë”, tha Presidenti Biden.

Programi që ofron qasje me kosto të përballueshme në internet, “ACP”, që filloi të zbatohej në vitin 2021, tashmë u ofron familjeve me të ardhura të ulëta deri në 30 dollarë në muaj, ose deri në 75 dollarë në muaj në tokat e fiseve autoktone të indianëve të Amerikës, për të kompensuar faturat e internetit, si dhe një zbritje prej 100 dollarësh për blerjen e një laptopi, kompjuteri ose tableti.

Administrata amerikane po punon me më shumë se 300 organizata në të gjithë vendin, veçanërisht në komunitetet rurale, për t’i ndihmuar ata të sigurojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Kim Keenan është shefe e politikave të Institutit Progresi Dixhital, një organizatë jofitimprurëse, që po ndihmon në informimin e komuniteteve rurale rreth projekteve të internetit me shpejtësi të lartë.

“Qëllimi ynë është të sigurohemi që njerëzit ta kuptojnë se këto politika funksionojnë. T’u japësh njerëzve mundësinë që të mos kenë nevojë të zgjedhin midis ushqimit dhe internetit me shpejtësi të lartë është një gjë kaq e madhe. Pra, unë mendoj se njerëzit mund ta kuptojnë këtë dhe më pas mund të përqendrohen në shfrytëzimin e këtyre shërbimeve. Frika e pamundësisë për të përballuar koston e internetit me shpejtësi të lartë është një nga barrierat më të mëdha për qasjen në këtë shërbim të komuniteteve me të ardhura të ulëta”, thotë ajo.

Megjithatë, ka shqetësime se programi “ACP” mund të mos financohet vitin e ardhshëm. Zonja Keenan është i bindur se kjo çështje duhet të zgjidhet.

“Ky program mund të përfundojë në prill të vitit 2024. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të flasim me qendrat e vendim-marrjes dhe veçanërisht me ligjvënësit e zonave tona në çdo seancë për të siguruar vazhdimin e financimit të këtij programi”, thotë ajo.

Administrata e Presidentit Biden thotë se qasja në internet me shpejtësi të lartë nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në aktivitetet e shoqërisë së sotme./VOA

Etiketa: BidenInternet for allSHBAshtepia e bardhe

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
E pyesin se për sa lekë do bënte një film “+18”, Shehu: Jam mësuar me…

E pyesin se për sa lekë do bënte një film “+18”, Shehu: Jam mësuar me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com