GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtëpia e kryenazistit kthehet në stacion policie, plasin polemikat

19:23 - 06/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e kryenazistit kthehet në stacion policie, plasin polemikat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plani për ta kthyer shtëpinë e lindjes së Hitlerit në Braunau Inn të Austrisë në një stacion policie po shkakton shumë polemika në Austri.

Vendimi i qeverisë së Vjenës erdhi pas një debati të gjatë që çoi në ngritjen e një komisioni të posaçëm në vitin 2016 për menaxhimin e pronës.

Ndërtesa ku lindi diktatori nazist më 20 prill 1889 është në pronësi të shtetit dhe ishte shpronësuar për të mos lejuar që ajo të bëhej një vend adhurimi për neonazistët.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Austrisë kishte vendosur që godina prej 800 metrash katrorë, e cila ishte në gjendje të braktisur, t’i kthehej shtetit, duke shkaktuar zemërimin e ish-pronarit.

Disa vite më vonë autoritetet vendase shpalosën projektin e transformimit. Arkitektët austriakë Marte fituan tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme duke mposhtur 11 konkurrentë.

Punimet e rinovimit, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2025 dhe do të kushtojnë rreth 20 milionë euro. Shtëpia tani do të bëhet një stacion policie, duke përfshirë një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Por nuk kanë munguar kritikat për planin e hartuar nga Ministria e Brendshme austriake. Për të drejtuar gishtin ishte producenti i filmit Günter Schwainger, i cili akuzoi qeverinë se donte të zbatonte dëshirat e diktatorit.

Regjisori e vërtetoi tezën e tij duke nxjerrë në dritë një artikull gazete të datës 10 maj 1939, në të cilin Fyhreri kërkonte që ndërtesa të shndërrohej në zyra për autoritetet e rrethit.

Pavarësisht ftesës për të rivlerësuar projektin, një zëdhënës i Ministrisë nënvizoi se apartamenti tjetër në Mynih ku jetonte Hitleri “ka strehuar disa zyra policie që nga viti 1949”.

Etiketa: austriHitler

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Mbështetësit e Bashës në sulm ndaj Bardhit: Pse ke ndryshuar qëndrim?

Vijojnë akuzat ndaj Bardhit: SHBA nxorri Berishën nga dera, ti e fute nga…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com