GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Shtëpia e Lirisë së Lekut, apo shtëpia e Ilirit?

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia e Lirisë së Lekut, apo shtëpia e Ilirit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë zyrtarisht shqiptarët njihen edhe me një tjetër front “lirie”, atë të lirisë së lekut dhe babëzisë së viteve të integrimit. Plaku nuk gjeti asnjë portë të hapur dhe kështu spostoi një pjesë të demokratëve ende të verbuar drejt një porte ku vjedhja ishte institucion. “Shtëpia e Lirisë” do të quhet Poli i një aleance që bën pis shumë vetë, pjesën e errësuar deri tani nga demokratët, duke hyrë në shtëpinë e Lirisë së Lekut, sepse tjetër liri ka kohë që në këtë “vatër” është rrëmbyer.

Bermuda tashmë pret edhe vektorin e tretë që atakon Lulzim Bashën shpesh për të hyrë edhe ajo në këtë Shtëpi të Lirisë së Lekut, ose më ndryshe në shtëpinë e Ilirit. E dukshëm e pritshëm ishte një tjetër deal mes padrinove të politikës, ku Meta kthen një borxh të vjetër për Saliun, i cili me procedurë dhe jo në themel, evitoi një fund tragjik drejtësie për Ilirin e deridjeshëm të Ministrisë së Ekonomisë, aferë e cila me zë e figurë prodhoi më pas një 21 janar tragjik për këtë vend.

Tashmë, Saliu troket në derën e LSI e cila ishte praktikisht e vdekur pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Me vetëm 4 deputetë, pa peshë, e shpartalluar, dhe tërësisht e abandonuar. Tashmë mendon Saliu që në shtëpinë e Lekut të sjellë lirinë e demokratëve. Fantastike, por njëherësh një skenë tragjikomike. Rilind sërish LSI dhe bëhet faktor në skenën politike, për garën e 6 Bashkive. Madje, shtëpia e Lirisë së Lekut, shumë shpejt do të jetë edhe shtëpia e Ilirit.

Një thesar i çmuar, politik si një bonus nga Baca i madh që tashmë e rikthen në një mënyrë apo tjetër sado pak si faktor logon LSI, por këtë radhë me bazë demokrate, ajo bazë që ende nuk po merr dot kurajon e shkëputjes një herë e mirë me një të shkuar që ka prodhuar vetëm pasuri elitare dhe skamje qytetare. Saliu e Iliri tashmë janë sërish bashkë. Këtë radhë jo kundër Ramës, por kundër Lulzimit që konstaton në heshtje një përçarje të plotë të opozitës.

Por lëvizja e Saliut e detyrueshme, jo vetëm që bën PIS një gamë neutrale opozitare, por mbi të gjitha jep një assist për atë pjesë të shëndoshë të opozitës që deri sot ka vrapuar pas sovranitetit fals të foltores, e cila po kjo foltore prodhoi një tjetër martesë, por këtë radhë jo të virgjër me subjektin politik të presidentit në ikje, e për të cilin Rama premtoi dhe e bëri zhbërjen si forcë politike faktoriale.

Tashmë serumin politik ia bën Berisha, duke ftuar opozitën të votojë në 6 mars për Shtëpinë e Lirisë së Lekut, aty ku mitmarrja prej vitesh ka qenë e do mbetet institucion. Mungesa e numëruesve e detyroi Saliun të hynte në shtëpinë e Ilirit të Lirisë së Lekut, edhe pse, sërish një “binjakëzim” idealesh të pastra për rruajtjen e plotë, këta eksponentë e kanë pasur prej vitesh.

Sot, ata thjesht e vetëm e zyrtarizuan dhe e servirën në opozitën e ndarë në shtatsh si një ofertë politike që do rrëzojë regjimin. Por në fakt thjesht mbetet për tu provuar si një autogol i madh. 6 marsi do e provojë.

Etiketa: Ilirikryesore2lekuliriseShtepia

Lajme të lidhura

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Para
Rinis seanca ndaj Metës në Kushtetuese, Kuvendi sjell në Gjykatë një tjetër përfaqësues

Kushtetuesja zgjat agoninë e Metës, ja kur shtyhet data e vendimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U përplas me Berishën në Këshillin Kombëtar, anëtarja e PD: “Mulizmi’ është një fenomen që duhet luftuar
Breaking Views

U përplas me Berishën në Këshillin Kombëtar, anëtarja e PD: “Mulizmi’ është një fenomen që duhet luftuar

19:41 - 15/07/26

Anëtarja e PD-së, Ilirjana Kuçana, patoi një përplasje me Berishën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Jashtë dyerve të selisë, ajo...

Lexo më shumë
PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin!

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin!

19:23 - 15/07/26
Dështim historik për Vllazninë në Europë, eliminohet nga Malisheva me rezultatin e pabesueshëm

Dështim historik për Vllazninë në Europë, eliminohet nga Malisheva me rezultatin e pabesueshëm

19:15 - 15/07/26
Korreshi përballë Nokës për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së/ Deputeti: Vendimin e mora sot

Korreshi përballë Nokës për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së/ Deputeti: Vendimin e mora sot

19:08 - 15/07/26
Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

19:07 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com