GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut/ FOTO

13:35 - 05/05/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Por, ai e kaloi këtë vështirësi qindra herë në dy dekadat e fundit.

Ai u kujdes që asnjë nga gjurmët e masakrës të mos dëmtohet apo zhduket.

“Për ne, familjarët, kur të shkojmë aty është një ndjenjë që është e vështirë ta them me fjalë, sepse sidomos unë që kam shkuar e i kam tubuar eshtrat e fëmijëve, të familjarëve, me duart e mia që sot kur i afroj duart afër fytyrës, ende e ndiej aromën e eshtrave të fëmijëve… është e rëndë”, thotë Muqolli.

Njëzetepesë vjet pas masakrës së Poklekut, shtëpia e familjes Muqolli ku u vranë dhe u dogjën 53 civilët, ka marrë pamjen e një muzeu.

“Unë nuk kam menduar ndonjëherë se do të bëhet ky muze. Unë i kam ruajtur vetëm për veten time, që t’i kem sepse kur kam shkuar unë aty i kam pa familjarët e mi, 14 anëtarë [të familjes], që m’u kanë vra”, shprehet Muqolli.

Në muret e shtëpisë janë ngjitur fotografitë e shumicës së viktimave, nisur nga fëmijët e deri te më të vjetrit.

Aty janë ekspozuar edhe fotografi të shkrepura pak kohë pas masakrës.

Përveç familjes Muqolli, në këtë shtëpi u vranë edhe anëtarë të familjeve Cerraku, Elshani e Hoxha.

Kjo shtëpi është në mesin e pak objekteve – në të cilat kanë ndodhur krime – që i mbijetuan kohës.

Qindra objekte të tjera si kjo shtëpi, janë shkatërruar ose rrënuar.

Me rrënimin e tyre janë zhdukur edhe ato pak gjurmë që dëshmonin vrasjet dhe krimet mbi popullatën civile.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./rel

 

Etiketa: masakermuze

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
Vrau çiftin e të moshuarve me sëpatë, ky është autori që ‘u tradhëtua nga gota e rakisë’

Vrau çiftin e të moshuarve me sëpatë, ky është autori që ‘u tradhëtua nga gota e rakisë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com