GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Shtëpitë e barit” në Angli/ Kozaku intervistë për median britanike (Video)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shtëpitë e barit” në Angli/ Kozaku intervistë për median britanike (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një video të publikuar një ditë më parë nga “Express Uk” shihet një përmbledhje materialesh nga rrjetet sociale Tik Tok e Instagram, ku ‘kryefjalë’ janë shqiptarët.

Media britanike thotë se Britania e Madhe shihet si “parajsa e gangsterëve” ku bëhet leku i madh përmes shpive të barit.

Vëllezërit shqiptarë, Aleks e Dor Visha dalin hapur me figurë e zë në Tik Tok duke folur për punën ilegale. Por jo vetëm kaq, në Tik Tok qarkullojnë video ku audiencës i ofrohet “tur në shpitë e barit”. Aleks Vishën, “Express Uk” e cilëson si kriminel të paturp e që mburret në rrjetet sociale për “perandorinë e tij të drogës” në Britani. Kanabisi tregohet me detaje në pamjet filmike, flitet për cilësinë e madje si bëhen pazaret e drogës.

Fakti shokues sipas medias britanike, është se as rrjetet sociale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj këtyre llogarive ku ekspozohet në masë krimi e droga. Me një hulumtim të thjeshtë, arrin të shohësh se përmbajtje të tilla ndikojnë e tërheqin shumë të rinjtë shqiptarë. Këta të fundit, të bindur se Anglia do u zgjidhë shpejt çdo problem, rrezikojnë edhe jetën për të mbërritur në destinacion.

Personazh mjaft i njohur në Tik Tok për shqiptarët është edhe i riu Kozak Braçi i cili nuk heziton të futet Live me persona që merren me drogë dhe madje i pyet se sa fitojnë.

Kozak: Sa lekë merr?

Dor Visha: Po varet, me qenë punëtor si puna ime merr 5 mijë Euro në muaj.

Kozak: Duhet të kesh kapital për atë punë se ti mund të bësh një shpi, merr 25 mijë, vijnë e të gjuajnë e ha goditje. Bje edhe në burg. Duhet të kesh lek për të bërë shpia o burrë!

Gazetari britanik i “Express Uk” ka shkuar në lagjen e Kozak në Tiranë dhe e ka intervistuar, pikërisht për këtë fenomen të frikshëm.

-Në disa video që kemi gjetur, ti u flet njerëzve në shtëpitë e barit në Angli.

Kozak: Jo mo, unë në fillim fare fusja njerëz Live, ku e dija unë se ku ishte ai! Ma ka çu ftesën për Live, ai mund të jetë dhe duke u hedh nga tarraca. (Qesh)

-A e promovon ti këtë stil jetese?

Kozak: Nuk është stil i mirë, s’është gjë e mirë. Edhe kur rrija Live në fillimet e mia, kam vite, që fusja njerëz. Më çonin Live nga Anglia, me naj vend tjetër. Habitesha kur i shihja, se a kupton, është si duke folur me ty tani dhe të dalësh në shtëpi bari. Përshembull këta edhe nuk e di a kanë qenë në Angli, ai mund të ketë qenë edhe në Amerikë. Ku di unë ku ka qenë ai!

-Si ndihesh që një i ri mund ta shohë dhe merr idenë e gabuar?

Kozak: Ça ka me u ni mo? Ça t’i bëj, se kam hedh unë! Pastaj sa veta janë fut ashtu, në Shqipëri nuk ekzistojnë shtëpitë e barit. Kanë dal or burrë…Flisje me dikë e të tregonte direkt, jam në shtëpi bari, nxirrte kamerën direkt.

-A ke punuar ndonjëherë me to?

Kozak: S’kam vuajtur ndonjëherë për të pas gjëra, ka punu familja. Por po të isha në hall, edhe mund t’u joshja…

Ai shihet dhe pak nervoz pas mbarimit të intervistës, duke iu thënë të presin pjesët ku përmendet se ai është futur Live me personazhe të tilla.

Kozak: Jo se do më bëjnë gjë mu…Mos e regjistro! Atë shtëpive të barit, se më hap probleme o vlla. Ka hy gjithë Shqipëria, s’kam hy vetëm unë! Kam qenë i famshëm o vlla. E bëra intervistën për respekt.

E në fakt “Express Uk” paska gërmuar aq thellë sa ka gjetur edhe videon kur Kozak është rrëmbyer vite më parë, duke i dhënë kështu shpjegim frikës së tij pas prononcimit.

Etiketa: Kozakshtepi bari

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Shpenzimet, raporti: Mbi 27 mijë fatura u dorëzuan në Thesar jashtë afatit

Shpenzimet, raporti: Mbi 27 mijë fatura u dorëzuan në Thesar jashtë afatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj...

Lexo më shumë
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com