GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtesa e pagës, qeveria miraton 1 miliardëshin e parë për gjyqtarë e prokurorë

14:04 - 20/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtesa e pagës, qeveria miraton 1 miliardëshin e parë për gjyqtarë e prokurorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar të mërkurën në Kuvend aktivin normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2023, duke parashikuar shpërndarjen e 1 miliardë lekëve për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo shumë është më pak se gjysma e shumës totale të përllogaritur nga ministria e Financave dhe shkon vetëm për 4 institucione të drejtësisë, përkatësish Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK.“Ky akt normativ ofron percaktimin e nevojshëm në nen për të autorizuar lëvrimin e fondeve brenda buxhetit 2023 të një pjese në masën 1 miliardë lekë të efektit total financiar të përllogaritur në nivelin 2.1 miliardë lekë,” përcakton akti normativ.

Sipas arsyetimit në akt, ndarja e fondit do të bëhet bazuar në përllogaritje të bërë nga Ministria e Drejtësisë me nje efekt financiar prej 1. 68 miliardë lekë referuar katër institucioneve. Ndërkohë që efekti financiar i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përfshin të gjithë institucionet e drejtësisë, që po ashtu kanë kërkuar nga Kuvendi që t’u njihet ky detyrim për punonjësit e tyre magjistratë.

Këto institucione po përballen me përmbarimin, pasi dhjetra prokurorë e magjistratë kanë fituar gjyqet për përfitimin e kësaj shtese page.

Sipas vendimit të GJK bëhet fjalë për një shtesë prej 14 mijë lekësh të pagës për magjistratët që nga viti 2019 e në vijim, pasi Kuvendi kishte përllogaritur gabim pagën bazë të tyre në ligjin për “Statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

Akti normativ i qeverisë për rishpërndarjen e fondeve të buxhetit 2023 parashikon rishpëndarjen e nje volumi prej rreth 20 miliarde lekësh te shpenzimeve te pergjithshme, që sipas arsyetimit të vendimit, – “mbulohet teresisht nga fondet e lira te rezultuara pas vleresimit te realizimit ne nivel 11-mujor te shpenzimeve te institucioneve buxhetore”.

Kursimet në buxhet kanë ardhur nga mosrealizimi i investimeve publike dhe mosplotësimi i vakancave në administratë.

Një pjesë e këtyre fondeve shkon si huadhënieje për AlbControl në masën 3 miliarde leke, që sipas aktit,  është kërkuar për “rritjen e sigurise ajrore” nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise.

Njësitë e qeverisjes vendore po ashtu kanë përfituar nga kjo rishpërndarje fondesh në total një shumë prej 2 miliardë lekësh në formën e transfertës së pakushtëzuar e përgjithshme.

Por, në listën e bashkive nuk është përfshirë Bashkia Tiranë, e arsyetuar nga qeveria se “kjo bashki ka potenciale të mëdha fiskale për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore”.

Pjesa tjetër e rishpërndarjes shkon për shpërblimin e administratës të angazhuar në procesin e negociatave për integrimin në BE dhe shtresat në nevojë. /BIRN

Etiketa: gjyqtarepagaqeveri

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com