GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtetet e varura nga turizimi përshpejtojnë vaksnimin ndaj Covid19

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëm 5% e popullësisë në Lezhë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia dhe Spanja, dy shtete që kanë varësi të lartë nga turizmi kanë përshpejtuar ndjeshëm ritmet e vaksinimit gjatë javëve të fundit.

Il Sole24 ore shkuan se Italia u rendit ndër shtetet e para në Europë për përqindjen e popullsisë që është vaksinuar plotësisht, së bashku me Spanjën, sipas të dhënave të Our World In Data të Universitetit të Oksfordit, duke qenë mbi mesataren europiane.

Italia shpreson të administrojë 17 milionë doza në maj dhe 20 milionë në qershor, në mënyrë që të vaksinojë të gjithë në prag të sezonit turistik duke i “çliruar” të gjithë, që t’i hapet rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, e cila ka një varësi të lartë nga turizmi.

Sipas të dhënave të faqes (azhurnuar në 22 maj) në Evropë 13.1% e popullsisë ka përfunduar ciklin, ndërsa në Itali janë 15.75% dhe në Spanjë 16.8%, që ndiqen nga Franca (14.2%) dhe Gjermania (13.1%). Ndër vendet që kanë marrë të paktën një dozë, Gjermania kryeson “renditjen” e Bashkimit Europiane me 39.1%, ndërsa Italia ka vaksinuar 33.5% të popullsisë. Mesatarja e Europës është në 28%.

Në të gjithë Europën vijon të kryesojë Mbretëria e bashkuar, me gati 60% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë dhe mbi 30% që është vaksinuar plotësisht. Pas Mbretërisë së Bashkuar, për vaksinimin total renditen Hungaria dhe Serbia.

Në nivel global, grafikët tregojnë ndryshimet e mëdha në shkallën e vaksinimit, ku Izraeli, Britania e Madhe dhe SHBA-të janë shumë përpara vendeve të tjera perëndimore dhe mbi 50% të popullsisë së mbuluar me të paktën një dozë. Ndërsa Brazili dhe India., të cilat janë ndër vendet më të prekurat nga pandemia, kanë përkatësisht 18% dhe 10% të popullsisë që kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa shumë vende afrikane nuk kanë dhënë as edhe një dozë.

Shqipëria, ndër të fundit e Europës

Ritmet e vaksinimit janë ngadalësuar në Shqipëri javët e fundit, ndonëse me afrimin e turizmit pritej të ndodhte e kundërta. Sipas të dhënave të Our World in Data, gati 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, ndërsa rreth 8% ka marrë vetëm një dozë, duke bërë që rreth 17% e popullsisë të ketë marrë të paktën një dozë. Shqipëria ia kalon në ritmet e vaksinimit vetëm shteteve të rajonit (përveç Serbisë) dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik (shih grafikun).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë janë administruar në total rreth 725 mijë doza vaksinash në vend (Prej tyre 249,898 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID), ndërsa plani është që numri i tyre të arrijë në 1 milion brenda majit. Ritmet e vaksinimit u ngadalësuan dy javët e fundit për shkak të mungesës së vaksinës kineze, e cila është administruar për pjesën më të madhe të të vaksinuarve. Pas ardhjes së dozave, procesi ka rifilluar normalisht. 475 mijë persona në vend kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në 24 maj, gjysma e të cilëve janë vaksinuar tashmë plotësisht./Monitor

Etiketa: ItaliPandemiShqiperi

Lajme të lidhura

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët
Aktualitet

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, por mbetet i varur nga importi
Aktualitet

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, por mbetet i varur nga importi

15:04 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Para
Arrestohen autorët e plagosjes së 33-vjeçarit në Berat

Fier/ Arrestohen 3 persona akuzohen për kultivim kanabisi

TË FUNDIT

Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi
Kosovë & Rajon

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk mund ta njollosë luftën për liri

08:37 - 17/09/26

Pas vendimit së Hagës për dënimin me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë

110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

07:46 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com